Prishtinë, 12 Janar 2016. – Zëvendës Ministrja për Integrim Evropian, Znj. Anila Statovci-Demaj zhvilloi sot një takim me Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë znj. Marija Kapitanović.
Zëvendës Ministrja Statovci-Demaj falënderoi Ambasadoren Kapitanović për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që ka ofruar Republika e Kroacisë për Kosovën, në veçanti në procesin e Integrimit Evropian.
Gjatë takimit Zëvendës Ministrja Statovci-Demaj diskutoi për çështje të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit (MSA), procesin nëpër të cilin po kalojnë institucionet dhe shoqëria e Kosovës me implementimin e MSA-së pasi që Kroacia ka qenë vendi i parë te i cili u aplikua instrumenti i MSA-së dhe si janë menaxhuar sfidat në këtë proces. Natyrisht Kosova ka nevojë për përvojën dhe ekspertizën kroate në zbatimin e MSA-së për të shërbyer si udhërrëfyes gjatë këti procesi.
Në anën tjetër, Ambasadorja Kapitanović shprehi gatishmërinë e Qeverisë së Kroacisë për bashkëpunim të mëtutjeshëm. Rrjedhimisht Zëvendës Ministrja Statovci-Demaj dhe Ambasadorja Kapitanović u dakorduan që bashkëpunimi në kuadër të zbatimit të MSA-së të thellohet sa më shumë
Last modified: 10 Gusht, 2022