YCS Raundi X: Paralajmërim i Shpalljes së publikuar
Prishtinë, 14 Janar 2016 – Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Ministria e Integrimeve Evropiane, paralajmërojnë hapjen e konkusit për Raundin e 10-të, të aplikimit për Skemën e Celulës së të Rinjëve, programi i BE-së për bursa post-diplomike për Kosovën, program i cili aktualisht është duke u implementuar nga British Council. Aplikimi do të jetë i hapur nga 25 Janar 2016 deri më 4 Mars 2016 dhe kandidatëve të suksesshëm do t’iu ofrohet mundësia të aplikojnë për Programe Master në univerzitete të shteteve anëtare të BE-së.
Programi i Bursave, gjuha e punës e së cilit është vetëm gjuha Angleze, do të ofroj deri në 32 bursa të plota (numri real i bursave të ofruara mund të jetë më i vogël varësisht nga përshtatshmëria e kandidatëve dhe fondet në dispozicion).
Kjo ftesë do të jetë e hapur për shërbyesit civil (deri në 10% të numrit të përgjithshëm të bursave të ofruara), për studentët e diplomuar në fakultetet si: juridik, shkenca politike, menaxhment i biznesit, shkenca shoqërore, histori, shkenca humane, marrëdhenie ndërkombëtare, diplomaci, kriminologji, shkenca shoqërore dhe fusha të tjera akademike (siç është specifikuar në Rregullat e Procedurës që do të publikohen më 25 janar 2016) në përputhje me sektorët e specializimit në vijim:
– Juridik
– Administratë Publike
– Ekonomik
#Paralajmërimi
Last modified: 11 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Here you will find 52720 additional Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/paralajmerim-i-fteses-per-aplikim-ne-raundin-e-10-te-te-skemes-se-celules-se-te-rinjeve-programi-i-be-se-per-bursa-post-diplomike-2016/ […]