Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministri Çollaku dorëzon inputin e fundit për liberalizim të vizave në BE

15 Janar, 2016

Prishtinë, 15 janar 2016 – Ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku, i ka dorëzuar sot Bashkimit Evropian, inputin e fundit për plotësimin e tetë rekomandimeve për liberalizimin e vizave.

Ky input, përmban rezultate dhe të arritura konkrete përgjatë tre muajve të fundit të cilat pritet të vlerësohen pozitivisht nga institucionet e BE-së.

Njëkohësisht  Qeveria e Republikës së Kosovës, pret që në bazë të zotimit dhe dinamikës së prezantuar nga Komisioni Evropian,  me rastin e publikimit të fundit të raportit të tyre me datë 18 dhjetor 2015, të realizohet vizita e komisionerit të BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos, në Kosovë,  për të konfirmuar së bashku zbatimin e rekomandimeve. Kjo do t’i hapë rrugë Komisionit Evropian për t’i propozuar Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE-së heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ministri Çollaku, shpreh mirënjohje dhe vlerësim për punën e jashtëzakonshme të qindra zyrtarëve të administratës shtetërore të Republikës së Kosovës, përgjatë gjithë procesit të liberalizimit të vizave e sidomos në muajt e fundit. Po ashtu shpreh bindjen se përkushtimi dhe rezultatet e arritura do të kurorëzohen me vendim meritor që në pjesën e dytë të këtij viti qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza në vendet e BE-së.

Last modified: 11 Gusht, 2022

6 Responses to " Ministri Çollaku dorëzon inputin e fundit për liberalizim të vizave në BE "

  1. … [Trackback]

    […] Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-dorezon-inputin-e-fundit-per-liberalizim-te-vizave-ne-be/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-dorezon-inputin-e-fundit-per-liberalizim-te-vizave-ne-be/ […]

  3. 토렌트 thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-dorezon-inputin-e-fundit-per-liberalizim-te-vizave-ne-be/ […]

  4. piano music thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-dorezon-inputin-e-fundit-per-liberalizim-te-vizave-ne-be/ […]

  5. … [Trackback]

    […] Here you will find 35132 additional Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-dorezon-inputin-e-fundit-per-liberalizim-te-vizave-ne-be/ […]

  6. … [Trackback]

    […] Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-dorezon-inputin-e-fundit-per-liberalizim-te-vizave-ne-be/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *