Integrimi Evropian

Zëvendësministri Ilazi pret në takim një delegacion me zyrtarë të lartë të Gjermanisë

19 Janar, 2016

Prishtinë, 19 janar 2016 – Zëvendësministri i Integrimit Evropian, z. Ramadan Ilazi, priti sot në takim një delegacion me zyrtarë të lartë të Gjermanisë i kryesuar nga sekretari Parlamentar i Shtetit, nga Ministria Federale e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik të Gjermanisë z. Hans-Joachim Fuchtel.

Në fillim të këtij takimi, zëvendësministri Ilazi, falënderojë delegacionin gjerman për kontributin e jashtëzakonshëm që shteti i tyre ka dhënë në vazhdimësi për Kosovën e sidomos për avancimin e agjendës evropiane të vendit.

Më tej zëvendësministri Ilazi, i njoftoi palët për angazhimin e madh të institucioneve të Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave. “Ditë më parë ne kemi dorëzuar në BE, inputin e fundit për plotësimin e tetë rekomandimeve të fundit për liberalizimin e vizave që përmban rezultate konkrete dhe presim të marrim vlerësim pozitiv në mënyrë që qytetarët tanë të lëvizin pa viza”, ka thënë zëvendësministri Ilazi.

Po ashtu, foli për parapërgatitjet që po bëhen nga ana e institucioneve për implementimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim (MSA). “MSA-ja është marrëveshje që ka peshë dhe rëndësi historike për Kosovën. Ajo i hap zyrtarisht rrugën Kosovës për anëtarësim të plotë në BE. Ne i kemi përfunduar të gjitha procedurat duke e ratifikuar në Kuvendin e Kosovës dhe sapo të hyjë në fuqi jemi të gatshëm të fillojmë zbatimin e kësaj marrëveshje”, ka thënë ndër të tjera zëvendësministri Ilazi.

Ndërkaq, sekretari Parlamentar i Shtetit, nga Ministria Federale e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik të Gjermanisë z. Hans-Joachim Fuchtel, ka ripërsëritur qëndrimin përkrahës të Gjermanisë për agjendën evropiane të Kosovës si dhe ka paraqitur nevojën që të thellohet bashkëpunimi ekonomik mes të dyja vendeve.

 

Last modified: 11 Gusht, 2022

2 Responses to " Zëvendësministri Ilazi pret në takim një delegacion me zyrtarë të lartë të Gjermanisë "

  1. best world news thotë:

    I always used to study article in news papers but now as I am a user of internet therefore from now
    I am using net for posts, thanks to web.

  2. … [Trackback]

    […] Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/zevendesministri-ilazi-pret-ne-takim-nje-delegacion-me-zyrtare-te-larte-te-gjermanise/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *