Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Zëvendës Ministri Kasapolli priti në takim Parlamentarët Gjerman

3 Korrik, 2013

Prishtinë, 03 korrik 2013 – Zëvendës Ministri i Minsitrisë së Integrimit Ervopian, Z. Gëzim Kasapolli priti në takim delegacionin Gjerman të kryesuar nga anëtari i parlamentit Gjerman z. Rainer Erdel, dhe të shoqëruar nga Ambasadori Gjerman në Kosovë Z. Peter Blomeyer. Në takim, Zëvendës Ministri Kasapolli e informoi delegacionin për zhvillimet e fundit në vend dhe për avancimin e Kosovës në agjendën Evropiane.

Me këtë rast, delegacioni nga Gjermania u interesua për zhvillimet e përgjithshme politike, rëndësinë që ka për Kosovën fillimi i negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA), çështjet më të rëndësishme që duhet trajtuar për MSA, njëkohësisht edhe realitetin e ri të krijuar në raport me avancimin në rrugën drejt integrimit në BE.

Në takim u diskutua për rëndësinë e arritjes së marrëveshjes me Serbinë dhe fillimin e përmirësimit të raporteve mes dy shteteve, që njëkohësisht është edhe kusht për integrim në BE përmirësimi i raporteve ndërfqinjësore.

Zëvendës Ministri Kasapolli, falënderoi shtetin dhe popullin Gjerman për kontributin që kanë dhënë për Kosovën. Me theks të veçantë për rolin udhëheqës që ka marrë Gjermania për zhvillimin e Kosovës dhe për përkrahjen në plotësimin e kritereve për avancim drejt Integrimit në BE.

Zëvendës Ministri Kasapolli poashtu theksoi se raportet ndërmjet dy vendeve tona do të zhvillohen edhe më tutje dhe besojmë që bashkëpunimi do të intensifikohet me avancimin e Kosovës në proces të Integrimit Evropian.

Delegacioni nga Gjermania shprehu konsideratën për arritjet e deritashme dhe shprehen interesimin e gjetjes së fushave me interes të përbashkët për të intensifikuar bashkëpunimin.

Last modified: 16 Gusht, 2022