Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Z. Hashim Thaçi u taku me Presidentin e Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy.

2 Korrik, 2013

Kryeministri Thaçi: Prishtina do të jetë shumë e përgjegjshme që të lëvizim më shpejtë aty ku e kemi vendin, aty ku e meritojmë të jemi – pjesë e familjes evropiane

Fjala e kryeminsitrit Thaçi:

Mirëdita të gjithëve

Kam pasur kënaqësinë sot që të takoj presidentin e Këshillit Evropian, z. Rompuy,

me të cilin edhe mbrëmë kemi marrë pjesë së bashku në ceremoninë e integrimit apo bashkimit të Kroacisë në Bashkimin Evropian.

Ishte një ceremoni impresionuese dhe një lajm jashtëzakonisht i mirë për shtetin e Kroacisë, popullin e Kroacisë, por me inkurajim për të gjithë rajonin, siç e tha edhe presidenti Rompuy në fjalimin e tij në Zagreb.

Në veçanti pas arritjes së marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, ishte një mesazh i mirë dhe shembull i mirë për gjithë rajonin, që fqinjësia e mirë reflekton vetëm pozitivitet, sukses, dhe të ardhme të sigurt për vendet dhe popujt tanë, dhe përshpejtim të procesit të integrimeve euro-atlantike evropiane.

Unë dëshiroj ta falënderoj presidentin Rompuy për mbështetjen e tij edhe personale në procesin e lëvizjes së Kosovës drejt perspektivës konkrete evropiane, në veçanti atë të negocimit të Marrëveshjes për Stabilizim –Asociim të Kosovës.

Unë iu zotova edhe presidentit Rompuy, se Kosova të gjitha angazhimet që do t’i ketë, do t’i implementojë të gjitha kriteret dhe standardet evropiane në një afat rekord, në mënyrë që të lëvizim në hapa tjerë, në kapituj tjerë të Kosovës evropiane, duke punuar edhe maksimalisht që sa më shpejt të ndodhë edhe liberalizimi i vizave.

Vullneti i popullit të Kosovës, dhe vizioni politik i qytetarëve të Kosovës, është e ardhmja evropiane e Kosovës, prandaj jemi duke punuar maksimalisht me të gjithë.

I nderuari president Rompuy, prandaj, është edhe jashtëzakonisht e rëndësishme, se në Kosovë ka unitet të qëndrueshëm qytetar, por edhe politik dhe gjithë etnik, për të ardhmen evropiane.

Të nderuar të pranishëm

Unë e informova edhe presidentin Rompuy për implementimin e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, për hapat konkret që jemi duke bërë; për ratifikimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi në Parlamentin e Kosovës javën e kaluar me dy të tretat e deputetëve; gjithashtu edhe për Ligjin për amnisti.

Të gjitha përgjegjësitë që dalin nga kjo marrëveshje, Kosova do t’i kryej me kohë dhe nuk do ta humbë as edhe një ditë.

Prandaj, i nderuari president,  ju falënderoj shumë për mbështetje.

Prishtina do të jetë konstruktive, do të jetë shumë e përgjegjshme, dhe do të punojmë me të gjithë potencialin tonë që të lëvizim më shpejtë aty ku e kemi edhe vendin, aty ku edhe e meritojmë të jemi, pjesë e familjes evropiane.

Fjala e Presidentit të Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuy

Jam jashtëzakonisht i kënaqur të kthehem prapë në Kosovë dhe të jem i pari, si President i Këshillit të Evropës, t’iu uroj këtu në Prishtinë në emër të Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Është vendosur tri ditë më parë.

Më kujtohet qartë vizita ime e parë në Prishtinë, në muajin nëntor 2008, ku iu drejtova Kuvendit, pas pavarësimit tuaj – në atë kohë në cilësinë e Kryetarit të Parlamentit Belg; dhe tani jam i lumtur që ju vizitoj prapë në këtë moment historik për vendin tuaj.

Kosova ka bërë një hap të madh në rrugën e vet drejt Bashkimit Evropian. Vendi juaj ka punuar zellshëm për të përmbushur pritjet e qeverive dhe institucioneve të BE-së dhe ka ofruar rezultate. Të gjitha shtetet anëtare ju urojnë, në mënyrë unanime, për këtë punë të bërë dhe shprehin mirënjohjen e tyre për këtë vendim.

Po ashtu, ju uroj për arritjet e kohëve të fundit në dialogun Prishtinë – Beograd, të cilat janë shumë të rëndësishme. Bashkimi Evropian, posaçërisht Përfaqësuesja e Lartë, Catherine Ashton, ka pasur rol kyç. Dua të uroj publikisht Kryeministrin Thaçi që iu përgjigj thirrjes së historisë në shtegun drejt pajtimit dhe të ardhmes së përbashkët, prosperuese dhe paqësore me fqinjët tuaj. Ky ishte një themel i domosdoshëm mbi të cilin tani ju mund të ndërtoni tutje. Sikur të mos kishte qenë kjo, unë nuk do të isha sot këtu.

Ne jemi të vetëdijshëm se arritja ka qenë e mundur vetëm me përpjekjet e të dy palëve. Unë i jam mirënjohës lidershipit të Kosovës dhe të Serbisë për përkushtimin e tyre ndaj dialogut, për frymën e drejtë dhe konstruktive në të cilën ata kanë punuar me ne dhe homologët e tyre përkatës. Tani ju duhet të siguroni që marrëveshja të zbatohet.

Jam i gëzuar që mandati për negocim të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim është ambicioz. Do t’i mundësojë Kosovës që të vendos dialog politik me Bashkimin Evropian dhe të avancojë reformat në drejtësi, luftimin e korrupsionit, liri dhe siguri, politika ekonomike dhe tregtare si dhe bashkëpunim në një numër të fushave tjera. Marrëveshja do ta përforcojë Kosovën në procesin e vet të integrimit në BE.

E di rëndësinë që qytetarët e Kosovës i kanë veshur liberalizimit të vizave. Unë jam i impresionuar nga puna e vazhdueshme në udhërrëfyesin e vizave. Jam i bindur se nëse vazhdoni përpjekjet për zbatimin e udhërrëfyesit, kërkesat për viza do të hiqen.

Sot më vonë do të takohem me Kryetaren Jahjaga dhe Kryetarin e Kuvendit Krasniqi, të cilëve do t’iu përcjellë të njëjtat urime dhe porosi.

Ajo që keni arritur ju së bashku me Beogradin është në frymën më të mirë të Bashkimit Evropian. Pas Luftë së Dytë Botërore, ky Bashkim u ndërtua mbi pajtimin. Duke lënë të kaluarën prapa, duke dëshmuar përgjegjësi në të tashmen dhe duke shikuar përpara në të ardhmen. Pajtimi është shumë më shumë sesa vetëm falje dhe harresë; është një punë aktive e vullnetit.

Në rastin tuaj, rruga para jush do të jetë sfiduese, nganjëherë shumë e lodhshme, por shpërblimi do të jetë proporcional me përpjekjet tuaja. Mbyllja përfundimtare e luftës së fundit në Evropë, as më pak e as më shumë, është mënyra e vetme për të arritur paqe të qëndrueshme dhe prosperitet për të mirën e kombit tuaj, rajonit tuaj dhe Evropës si tërësi. Prandaj, shtetet evropiane do t’ju përkrahin gjatë ecjes përpara në këtë rrugë.

Last modified: 16 Gusht, 2022

3 Responses to " Kryeministri i Republikës së Kosovës, Z. Hashim Thaçi u taku me Presidentin e Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy. "

  1. bonanza178 rtp thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More on to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kryeministri-i-republikes-se-kosoves-z-hashim-thaci-u-taku-me-presidentin-e-keshillit-evropian-herman-van-rompuy/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kryeministri-i-republikes-se-kosoves-z-hashim-thaci-u-taku-me-presidentin-e-keshillit-evropian-herman-van-rompuy/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Find More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kryeministri-i-republikes-se-kosoves-z-hashim-thaci-u-taku-me-presidentin-e-keshillit-evropian-herman-van-rompuy/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *