Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Fjalim i Ministres Çitaku në Konferenceën e UNDP për të diskutuar punën e përbashkët ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe UNDP

2 Korrik, 2013

Fjalim i Ministres Çitaku:

Të nderuar,

Kam kënaqësinë që ta hapi takimin e sotëm që ka për qëllim diskutimin e punës së përbashkët ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe UNDP-s.

Më lejoni që në fillim të falenderoj UNDP-n për bashkë-organzimin e këtij takimi me qëllim të diskutimit të progresit të arritur deri më sot, por edhe hapave të ardhshëm për vitet në vijim.

Ministria e Integrimit Evropian, në mandatin e saj, ka dy detyra kyçe:
1.    Koordinimin e procesit të anëtarsimit të Kosovës në Bashkimin Evropian; dhe
2.    Koordinimin e aktiviteteve të donatorëve në Kosovë, në harmoni me agjenden Evropiane.

Këto janë dy procese të ndara, por shumë të ndërlidhura. Anëtarsimi i Kosovës në Bashkimin Evropian është prioritet strategjik i shoqërisë tonë. Është e natyrshme që arka e shtetit, por edhe e gjithë asistenca e huaj, të kanë si faktor determinues interesat dhe prioritetet në kuadër të procesit integrues të Kosovës.

Të dy procese kanë një qëllim: një Kosovë moderne Evropiane.

Javën e kaluar patëm lajme të shkelqyeshme nga Bashkimi Evropian.

Me 28 qershor, krerët e shteteve anëtare të  Bashkimit Evropian kanë aprovuar hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stablilizim Asociimit mes Bashkimit Evropian dhe Republikës Kosovës.

MSA-ja është marrëveshja e parë kontraktuale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian që ofron perspektivë të qartë drejt anëtarësimit të plotë të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Meritë në arritjen e këtij qëllimi, natyrisht kanë edhe donatorë që kanë mbështetur vendin tonë për më shumë se një dekadë.

Vitin e kaluar, në kuadër të takimit të Forumit të Nivelit të Lartë konfirmuam që rreth 864 milion EURO apo 70% të mjeteve të mjeteve të zotuara në konferencën e donatorëve në vitin 2008 janë shpenzuar nga donatorë relevant. Kjo është arritur përkundër krizës së përgjithshme globale financiare dhe kursimeve rigjide nga vendet mike zhvillimore të Republikës së Kosovës.

Duke u kthyer konkretisht takimit të sotëm dhe punës së UNDP-s në Kosovë, Qeveria e Republikës së Kosovës çmon lartë punën që UNDP-ja është duke bërë në Kosovë me qëllim të luftimit të varfërisë dhe kontributit në zhvillimin e qëndrueshëm, duke përfshirë përmbushjen e Objektivave të Mijëvjeqarit.

UNDP-ja gjatë viteve të fundit ka mbështetur shumë procese të rëndësishme në Kosovë, siç janë: investimi në kapitalin njerëzor, krijimin e vendeve të punës, reforma e administratës publike, etj.

Gjatë javëve të fundit, Ministria e Integrimit Evropian, në emër të Qeverisë së Kosovës, dhe UNDP-ja janë duke punuar në finaliziimin e Memorandumit të Mirëkuptimit i cili do të institucionalizon edhe më tutje dialogun e ngushtë zhvillimor ndërmjet dy institucioneve, si dhe do të kontribuon në përafrimin edhe të mëtutjeshëm të punës së UNDP-s me prioritetet e institucioneve të Kosovës.

Në fushën e integrimit Evropian, së fundi UNDP-ja ka mbështetur institucionet tona në shkëmbimin e përvojës me Republikën e Kroacisë përmes organizimit të një numri të seminareve në Prishtinë dhe Zagreb. Po ashtu, UNDP-ja do të mbështet procesin e negociimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, përmes angazhimit të ish Zëvendës Kryenegociatores të Kroacisë.

Këto jane shembuj praktik se si mund të krijojm sinergji dhe si koordinimi i donacioneve mundet me qënë jashtëzakonisht i dobishëm në kuadër të procesit të integrimit Evropian.

Në fund, më lejoni të ju falenderoj për ardhje dhe ju dëshiroj një takim shumë produktiv dhe frytëdhënës.

Ju faleminderit.

Last modified: 16 Gusht, 2022

2 Responses to " Fjalim i Ministres Çitaku në Konferenceën e UNDP për të diskutuar punën e përbashkët ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe UNDP "

  1. … [Trackback]

    […] Find More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/fjalim-i-ministres-citaku-ne-konferenceen-e-undp-per-te-diskutuar-punen-e-perbashket-ndermjet-institucioneve-te-kosoves-dhe-undp/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Here you will find 80584 more Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/fjalim-i-ministres-citaku-ne-konferenceen-e-undp-per-te-diskutuar-punen-e-perbashket-ndermjet-institucioneve-te-kosoves-dhe-undp/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *