Prishtinë, 4 Korrik 2013 – Nën organizimin e Ministrisë së Integrimit Evropian (MIE) dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) u mbajt takimi i Komisionit Ekzekutiv për Integrim Evropian në fushën e bujqësisë.
Takimi u organizua si veprim pasues i takimit të Dialogut të Procesit të Stabilizim Asociimit (DPSA) në fushën e bujqësisë dhe me qëllim të shqyrtimit të progresit të arritur në zbatimin e konkluzioneve të takimit të DPSA-së.
Në fushën e sigurisë së ushqimit, u diskutua raportit final për kategorizimin e pikave kufitare inspektuese, trajnimet për përdorimin e sistemit TRACES dhe progresi në transferimin e insepktorëve komunal në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).
Në veçanti u diskutua Projektligji i Ushqimit, plani i monitorimit të mbetjeve shtazore dhe lista e sëmundjeve të bimëve.
Në fushën e bujqësisë, u diskutua Udhëzimi Administrativ (UA) për regjistrimin e kultivuesëve të rrushit, themelimi i Autoritetit të Kontrollit të Bujqësisë Organike, Plani i Veprimit për Zhvillimin e Bujqësisë Organike dhe Plani 2014 për menaxhimin e djegjes bakteriale. Po ashtu, u diskutuan statistikat e fundit të prodhimit dhe eksportit të verës.
Në fushën e pylltarisë, u diskutua raporti i fundit statistikor për prodhimin, importin, eksportin e drurit dhe dënimet për prerje ilegale të drurit.
Po ashtu, u diskutua planifikimi i asistences teknike të BE-së në fushën e bujqësisë.
Informatë e përgjithshme:
Komisionet Ekzekutive janë trupa ndërqeveritarë që shërbejnë si forumet e ekspertëve për të siguruar koordinim ndërinstitucional në kuadër të reformave të parapara me agjendën evropiane.
Janë gjithsej shtatë Komisione Ekzekutive:
– Drejtësia, Liria dhe Siguria;
– Inovacioni, Shoqëria Informative, Politikat Sociale, Arsimi dhe Kultura;
– Tregtia, Industria, Dogana dhe Tatimi;
– Tregu i brendshëm, Konkurrenca, Mbrojta e Konsumatorit dhe Shëndetit;
– Bujqësia, Peshkataria, Pylltaria, Siguria e Ushqimit;
– Transporti, Mjedisi, Zhvillimi Rajonal;
– Çështjet Ekonomike dhe Financiare, Statistikat.
Komisionet Ekzekutive për punën e tyre raportojnë Komiteti Punues për Integrim Evropian.
Last modified: 16 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Here you can find 90457 more Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/diskutohen-reformat-ne-bujqesi/ […]
… [Trackback]
[…] Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/diskutohen-reformat-ne-bujqesi/ […]
… [Trackback]
[…] Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/diskutohen-reformat-ne-bujqesi/ […]
… [Trackback]
[…] Read More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/diskutohen-reformat-ne-bujqesi/ […]
… [Trackback]
[…] Find More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/diskutohen-reformat-ne-bujqesi/ […]