Prishtinë, 5 dhjetor 2013 – Zëvëndës Ministri i Integrimit Evropian, Z. Gëzim Kasapolli priti në takim një grup studentësh nga Budapesti, gjegjësisht nga Universiteti Andravs.
Për interesimin e studentëve në këtë takim u diskutua për mardhenjet e Kosovës me BE-në, zhvillimin ekonomik dhe politik të Kosovës, zgjedhjet e fundit lokale të mbajtura Kosovë, bashkpunimin rajonal si dhe përfshirjen e Kosovës në Organizata Ndërkombëtare.
Me këtë rast Zv. Ministri Kasapolli bëri një prezantim të shkurtër për punën e Ministrisë së Intergimit Evropian, dhe agjendës së saj Evropiane, si dhe për prespektivën e gjithë rajonit drejtë Bashkimit Evropian.
Z.Kasapolli tha se :”procesi i intergimit në Bashkimin Evropian do ti ndihmoj Kosovës në ndërtimin e institucionve efikase demokratike dhe të qëndrueshme për nje zhvillim afatëgjatë, dhe vlenë të theksohet se për agjendën Evropiane ka pajtueshmëri të gjithë spektrit politik në vend, që me këtë konsensus të drenshëm e bënë shumë më të lehtë plotësimin e kritereve.”
Nga ana e studentëev pati interesim të madhë që të kuptojnë të gjitha detajet e progresit të arritur në vend që nga paslufta në Kosovë dhe theks të veçantë u vu në avancimin e Kosovës me agjendën Evropiane posaqërisht negociatave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian.
Kjo vizitë është bërë e mundur falë bashkpunimit të shkelqyer të grupit studentor nga Budapesti me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Hungari.
Last modified: 15 Gusht, 2022