Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Mbahet takimi i radhës i Komitetit Drejtues Ndër-Institucional për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian

2 Dhjetor, 2013

Prishtinë, 02 Dhjetor 2013 – Sot u mbajt takimi i dytë për këtë vit i Komitetit Drejtues Ndër-Institucional për mbikqyrjen dhe koordinimin e zbatimit të Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian 2009 -2015.

Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, njëkohësisht kryesuese e Komitetit Drejtues Ndër-Institucional fillimisht i falënderoi të pranishmit për pjesmarrjen në takim. Qëllimi i takimit të sotëm është prezantimi i draft rekomandimeve të dala nga konferenca e mbajtur me datën 5 Nëntor të këtij viti në mes të Qeversië së Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian e  titulluar “Integrimi i Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë Gjendja e tanishme, Politikat dhe Angazhimet pas vitit 2015”. Qëllimi i këtyre draft rekomandimeve është adresimi i çështjeve kyqe të cilat ndërlidhen me shpejtimin e zbatimit të Strategjisë, ndër të cilat vlen të përmendet kordinimi në të gjitha nivelet, buxhetimi i veprimeve të planit të veprimit, si dhe përfshirja e përfaqësuesve të komuniteteve në ngjarjet e organizuara nga institucionet publike si dhe komunikimi direkt në mes të përfaqësuesve të komuniteteve dhe institucioneve.

Në takim u diskutua edhe për hapat e ardhshëm për zbatimin e strategjisë, dhe si planifikohet të adresohen cështjet që ndërlidhen me integrimin e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në periudhën e mbetur për zbatimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit 2009-2015.

Me këtë rast Ministrja Çitaku tha se mbetet e përkushtuar për të shtyrë përpara këtë process dhe tha se:” Deri sot kemi shënuar progres të limituar në këtë strategji, kryesisht si shkak i mungesës së koordinimit dhe  mungesës së buxhetimit të aktiviteteve. Këto dy cështje unë tani më i kam ngritur dhe shpresoj të shoh përgjegje dhe veprim nga institucionet përgjegjëse”.

Ndërsa për vijueshmërinë e këtij procesi Ministrja Çitaku tha se:” Është konstatuar si e nevojshme të bëhet prioritizimi i aktiviteteve në bazë të sektorëve, dhe këtë proces tashmë e ka filluar Zyrja për Qeverisjes të Mirë dhe për këtë do të njoftoheni më shumë nga drejtori i zyrës, Z. Habit Hajredini në takimin e rradhës. Si bazë për prioritizim do të përdoren edhe rekomandimet e konferencës të vendosura në mes të Komisionit Evropian dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës”. 

Last modified: 15 Gusht, 2022

5 Responses to " Mbahet takimi i radhës i Komitetit Drejtues Ndër-Institucional për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian "

  1. … [Trackback]

    […] Here you will find 33069 additional Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-takimi-i-radhes-i-komitetit-drejtues-nder-institucional-per-komunitetet-rom-ashkali-dhe-egjiptian-2/ […]

  2. 티비위키 thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-takimi-i-radhes-i-komitetit-drejtues-nder-institucional-per-komunitetet-rom-ashkali-dhe-egjiptian-2/ […]

  3. 뉴토끼 thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More Info here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-takimi-i-radhes-i-komitetit-drejtues-nder-institucional-per-komunitetet-rom-ashkali-dhe-egjiptian-2/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-takimi-i-radhes-i-komitetit-drejtues-nder-institucional-per-komunitetet-rom-ashkali-dhe-egjiptian-2/ […]

  5. BAUC thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More Information here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-takimi-i-radhes-i-komitetit-drejtues-nder-institucional-per-komunitetet-rom-ashkali-dhe-egjiptian-2/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *