Kopenhagë, 11 prill 2013 – Zëvëndës Ministri i Integrimit Evropian, Z. Gëzim Kasapolli ishte për vizitë në Danimarkë ku me këtë rast u prit nga Ministri Danez për Çështje Evropiane Z. Nicolai Wammen. Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin dypalësh, integrimin e Kosovës në BE, zhvillimet në rajon, bashkëpunimi në kuadër të organizatave ndërkombëtare, etj. Me këtë rast Ministri Wammen e informoi Zv. Ministrin Kasapolli për përkushtimin që Qeveria Daneze ka për zhvillimin dhe afrimin e fqinjësisë së mirë për të gjitha shtetet në Ballkanin perëndimor, posaqërisht raportet ndërmjet Kosovës dhe Sërbisë si dy shtete të dala nga lufta. Z. Wammen vazhdoi për të thënë se Kosova ka arritur suksese të mëdha si në ndërtimin e një shteti funskional dhe të qëndrueshëm. Dhe, në të njëjtën kohë vazhdon të jetë e përkushtuar për dialog dhe përmirësim të raporteve me Sërbinë në mënyrë që të zhvillohet një e ardhme e mirë dhe e përbashkët për qytetarët e të dyja vendeve. Gjithashtu, duke plotësuar edhe kushtet primare për integrim në familjen Evropiane, e që është ndërtimi i fqinjësisë së mirë në të gjithë rajonin. Zëvëndës Ministri Kasapolli vlerësoi asistencën dhe ndihmën që Danimarka i ka dhënë Kosovës në vitet e fundit edhe vazhdon tani, ndihmë që ka pasur kontributin e vet të rëndësishëm në konsolidimin e demokracisë dhe shtetëndërtimit, ekonomisë së tregut dhe marrëdhënjeve ndëretnike. Zv.Ministri Kasapolli vazhdoi për të thënë se Qeveria e Kosovës është plotësisht e përkushtuar për të rregulluar raportet me Serbinë. Por, njëkohësisht, me përkushtimin më të madhë është duke punuar që të plotësoj të gjitha kushtet për integrim Evropian. Në mënyrë që të jetë e barabartë me shtetet në rajon dhe të dëshmoj para shteteve anëtare të BE-së se nuk ka asnjë arsye që Kosova të mbetet si vrimë e zezë në ballkan por të trajtohet njësoj si çdo shtet aspirant për integrim në BE. Pikërisht për këtë, Qeveria e Kosovës me të gjithë potencialin vazhdon për të punuar që të përmbushë prioritetet për Marreveshjen për Stabilizim Associim në mes të BE-së dhe Kosovës dhe se priten rezultate shumë shpejtë. Në ditën e radhës Zv. Minsitri Kasapolli morri pjesë në debatin “Një lagje Evropiane në lëvizje” e organizuar me rastin e propmovimit të Strategjisë Daneze të Programit të Fqinjësisë 20013-17 Në këtë debat si Zv. Ministër i Ministrisë së Integrimit Evropian të Kosovës, Z. Kasapolli foli për Ndërtimin e një shteti i ri – Kosova: Sfidat e reja përpara me procesin e integrimit në BE. Strategjia e Zhvillimit të Kosovës. Nevojat dhe prioritetet, si dhe pritjet për bashkëpunim më të ngushtë në të ardhmen me Danimarkën dhe me shtetet tjera ndërkombëtare. Pjesëmarrës tjerë në këtë debat ishin edhe Ministri për Zhvillim dhe Bashkëpunim Z. Christian Friis Bach, i cili foli për rëndësinë e një strategjie të re për Fqinjësi. Një program të artikuluar mirë dhe të fokusuar për të arritur sukses më të madhë. Poashtu, panelistë në debat ishte edhe Ministri për Çështje Evropiane, Z. Nicolai Wammen për të diskutuar përë sfidat politike për Ballkanin Perëndimor dhe vendet partnere Lindore në procesin e integrimit në BE.
Last modified: 16 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/zevendes-ministri-kasapolli-kerkon-mbeshtetjen-e-danimarkes-per-ne-be/ […]
… [Trackback]
[…] Find More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/zevendes-ministri-kasapolli-kerkon-mbeshtetjen-e-danimarkes-per-ne-be/ […]
… [Trackback]
[…] Find More on to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/zevendes-ministri-kasapolli-kerkon-mbeshtetjen-e-danimarkes-per-ne-be/ […]
… [Trackback]
[…] Here you can find 24644 additional Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/zevendes-ministri-kasapolli-kerkon-mbeshtetjen-e-danimarkes-per-ne-be/ […]
… [Trackback]
[…] Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/zevendes-ministri-kasapolli-kerkon-mbeshtetjen-e-danimarkes-per-ne-be/ […]
… [Trackback]
[…] Read More on to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/zevendes-ministri-kasapolli-kerkon-mbeshtetjen-e-danimarkes-per-ne-be/ […]
1
^(#$!@#$)(()))******
1
1
1′”()&%ukVS(9131)
1
… [Trackback]
[…] Find More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/zevendes-ministri-kasapolli-kerkon-mbeshtetjen-e-danimarkes-per-ne-be/ […]