Prishtinë, 11 prill 2013 – Sot Ministrja Integrimit Evropian znj.Vlora Çitaku, mori pjesë në konferencën e organizuar nga forumi 2015, në prezantimin e analizës raportet Kosove-BE: Historia e aspiratave të parealizuara.
Në këtë takim Ministrja vuri theksin tek rëndësia e ruajtjes së bashkëpunimit dhe partneritetit të ndërsjellt në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Qeveria e Kosovës vazhdon të mbetet thellësisht e përkushtuar në ruajtjen dhe kultivimin e parimeve dhe vlerave evropiane duke i bërë ato pjesë të agjendës ditore qeveritare. Ministrja vuri theksin tek rëndësia e dialogut si vlerë evropiane që kontribon në ruajtjen e stabilitetit, mireqenjës dhe fqinjësisë së mire rajonale, të cilat janë parakushte të rëndësishme për perspektivë të qartë të gjithë rajonit në BE.
Sa i perket dialogut ndërshteterorë në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sërbisë, të udhehequr nga BE, Ministrja shtoj se Republika e Kosovës ka treguar përkushtim dhe seriozitet maksimal në arritjen e marreveshjes për normalizimin e raporteve në mes të dy shteteve në funksion të paqes, stabilitetit dhe evropianizimit të rajonit, dhe ne mbesim të përkushtuar të mbyllim këtë proces në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
Last modified: 16 Gusht, 2022