Bruksel, 16 prill 2013 – Një varg temash, si lëvizja e lirë e mallrave, prokurimi publik, të drejtat e pronës intelektuale, politika e konkurrencës, ligji për kompani, lëvizja e shërbimeve financiare/kapitale, lëvizja e lirë e shërbimeve dhe kapitalit, mbrojtja e shëndetit dhe konsumatorëve, u diskutuan të martën në mes të autoriteteve kosovare dhe Komisionit Evropian.
Takimi i mbajtur në Bruksel ka mundësuar rishikimin e progresit që ka arritur Kosova që nga publikimi i Raporti të fundit të Progresit dhe Studimit të Fizibilitetit për një Marrëveshje Stabilizim Asocimi në mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës, dhe ka ndihmuar në identifikimin e hapave që duhet të ndërmarrë Kosova në të ardhmen e afërt për të avancuar Procesin e Stabilizim Asocimit të BE-së.
Temat e diskutuara në këtë takim janë qenësore për të siguruar një situatë barazie dhe drejtësie e cila mundëson përmirësimin e mjedisit afarist. Komisioni ka theksuar se këto politika shoqërojnë edhe liberalizimin e tregtisë me mallra dhe shërbime, e cila do të ishte një prej elementeve kryesore të një marrëveshje potenciale të Stabilizim Asocimit në mes të BE-së dhe Kosovës.
Në mesin e temave të diskutuara, një vëmendje e veçantë iu kushtua lëvizjes së lirë të mallrave, konkurrencës dhe prokurimit publik. Në fushën e lëvizjes së lirë të mallrave, u diskutuan dhe vlerësuan edhe zhvillimet legjislative, si dhe kapaciteti administrativ. Autoritetet kosovare prezantuan amendamentet e planifikuara për legjislacionin në fushën e konkurrencës dhe të prokurimit publik. KE ka nxitur Kosovën që të vazhdojë angazhimin e saj për të qenë në një linjë me standardet dhe praktikat e mira të BE-së.
Ky takim ishte pjesë e dialogut të rregullt në kuadër të Dialogut për Procesin e Stabilizim Asocimit.
Informata mbi historikun
Dialogu për Procesin e Stabilizim Asocimit (PSA) është një kornizë në kuadër të së cilës Komisioni Evropian dhe administrata e Kosovës diskutojnë rregullisht çështjet teknike dhe politike lidhur me agjendën evropiane. Dialogu i PSA monitoron dhe përcjell reformat në Kosovë, dhe po ashtu identifikon mënyrën se si BE-ja mund të ndihmojë në këtë proces. Takimet sektoriale dhe plenare të Dialogut të PSA bashkëkryesohen nga Komisioni Evropian dhe Qeveria. Secili takim rezulton në marrëveshje të përbashkët për ndërmarrjen e veprimeve nga ana e autoriteteve kosovare.
Shtatë fusha mbulohen në këto takime sektoriale, dhe ato ndjekin nga afër formatin e dialogut që e ka BE-ja me kandidatët e tjerë dhe me kandidatët potencialë. Këto shtatë sektore janë:
– Drejtësi, Liri dhe Siguri;
– Inovacion, Shoqëri Informative, Politikë Sociale, Arsim dhe Kulturë;
– Tregti, Industri, Dogana dhe Tatim;
– Treg të Brendshëm, Konkurrencë, Mbrojtje të Konsumatorëve dhe të Shëndetit;
– Bujqësi, Peshkatari, Pylltari, Siguri të Ushqimit;
– Transport, Mjedis, Energji, Zhvillim Rajonal;
– Çështje Ekonomike dhe Financiare, Statistikë.
Koha në mes të takimeve mundëson implementimin e rekomandimeve dhe pajtimin për veprimet përcjellëse. Një takim plenar, ku do të diskutohen prioritetet e reformës, pritet të mbahet në korrik të vitit 2013.
Last modified: 16 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Read More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/komisioni-evropian-dhe-kosova-diskutojne-ceshtjet-e-tregut-te-brendshem-konkurrences-mbrojtjes-se-shendetit-dhe-konsumatoreve/ […]
… [Trackback]
[…] Find More Info here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/komisioni-evropian-dhe-kosova-diskutojne-ceshtjet-e-tregut-te-brendshem-konkurrences-mbrojtjes-se-shendetit-dhe-konsumatoreve/ […]
… [Trackback]
[…] Find More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/komisioni-evropian-dhe-kosova-diskutojne-ceshtjet-e-tregut-te-brendshem-konkurrences-mbrojtjes-se-shendetit-dhe-konsumatoreve/ […]
… [Trackback]
[…] Find More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/komisioni-evropian-dhe-kosova-diskutojne-ceshtjet-e-tregut-te-brendshem-konkurrences-mbrojtjes-se-shendetit-dhe-konsumatoreve/ […]
… [Trackback]
[…] Read More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/komisioni-evropian-dhe-kosova-diskutojne-ceshtjet-e-tregut-te-brendshem-konkurrences-mbrojtjes-se-shendetit-dhe-konsumatoreve/ […]
… [Trackback]
[…] Find More Info here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/komisioni-evropian-dhe-kosova-diskutojne-ceshtjet-e-tregut-te-brendshem-konkurrences-mbrojtjes-se-shendetit-dhe-konsumatoreve/ […]
… [Trackback]
[…] Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/komisioni-evropian-dhe-kosova-diskutojne-ceshtjet-e-tregut-te-brendshem-konkurrences-mbrojtjes-se-shendetit-dhe-konsumatoreve/ […]
… [Trackback]
[…] There you will find 50564 more Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/komisioni-evropian-dhe-kosova-diskutojne-ceshtjet-e-tregut-te-brendshem-konkurrences-mbrojtjes-se-shendetit-dhe-konsumatoreve/ […]