Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Qeveria e kosovës aprovoi Planin e veprimit për Liberalizim të Vizave

10 Prill, 2013

Prishtinë,10 prill 2013 – Qeveria e Republikës së Kosoves  në takimin e 124 të saj, aprovoi planin e veprimit për Liberalizim të Vizave is cili ndërlidhë Kriteret nga Udhërrëfyesi për Liberalizim të Vizave i publikuar me 14 Qershor 2012 dhe Raportin e Progresit për Liberalizim të Vizave të publikuar me 12 Shkurt 2013.

Plani përmban veprime konkrete për përmbushjen e tyre dhe indikatorë matës, të cilët do të shfrytëzohen për të monitoruar zbatimin e kritereve dhe rekomandimeve. Gjithashtu janë identifikuar në mënyrë të qartë dhe të hollësishme institucionet përgjegjëse dhe ato përkrahëse, afatet kohore, si dhe buxhetin shtesë për të zbatuar këto kritere dhe rekomandime.

Institucionet përgjegjëse dhe ato përkrahëse janë përgjegjëse për zbatimin e kritereve dhe rekomandimeve, në bashkëpunim të ngushtë mes vete dhe në koordinim me partnerët relevantë ndërkombëtarë që veprojnë në Kosovë, posaçërisht me Komisionin Evropian, Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX-in dhe me projektet përkrahëse.

Indikatorët e listuar do të zbatohen gjatë vitit 2013, të gjitha resurset e nevojshme njerëzore, teknike dhe financiare do të jenë në dispozicion për zbatimin e tyre, bazuar kjo në përkushtimin dhe vullnetin e plotë politik të Republikës së Kosovës për zbatimin e Udhërrëfyesit.

 

Last modified: 16 Gusht, 2022

4 Responses to " Qeveria e kosovës aprovoi Planin e veprimit për Liberalizim të Vizave "

  1. Investment thotë:

    … [Trackback]

    […] Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/qeveria-e-kosoves-aprovoi-planin-e-veprimit-per-liberalizim-te-vizave/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/qeveria-e-kosoves-aprovoi-planin-e-veprimit-per-liberalizim-te-vizave/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/qeveria-e-kosoves-aprovoi-planin-e-veprimit-per-liberalizim-te-vizave/ […]

  4. auto swiper thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More Information here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/qeveria-e-kosoves-aprovoi-planin-e-veprimit-per-liberalizim-te-vizave/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *