Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Çitaku uron Komunitetin Rom me rastin e Ditës Ndërkombëtare Rome – 8 prill

8 Prill, 2013

Fjalimi i Mninistrës Çitaku me rastin e Ditës ndërkombëtare Rome 

 

I nderuar zvKryeminister Kuci, zvKryeminister Petrovic,
I nderuar z. Zhbogar,
I nderura Minister per Komunitete dhe Kthim z.Jevtic,
I nderuar ZvM. z. Usmen,
I nderuar Deputet Kinolli, I nderuari z.Merxha,
E nderuara përfaqësuese rezidente e UNDP Znj. Osnat Lubrani,

Fillimisht dëshiroj te ju uroj te gjithëve 8 prillin ditën ndërkombëtare Rome kjo është një ditë feste për historinë, kulturën dhe traditën rome,dhe një ndër ditët më të rëndësishme në historinë e komunitetit Rom, Ditën e mbajtjes së Kongresit të parë Ndërkombëtar Rom në vitin 1971 “Comité international”. Mbajtja e këtij kongresi vlerësohet jo vetëm si një arritje e madhe por edhe si një lëvizjen e re politike që nxiti dhe përforcoi aktivitetet emancipuese në gjithë botën për komunitetitn rom, duke ndikuar ne formimin e organizatave të ndryshme politikisht aktive të romëve brenda dhe jashtë Evropës. Duke iu falënderuar themelimit të organizatave rome, lobimit botëror, bashkëpunimit me organizatat ndërkombëtare dhe institucionalizimit të çështjeve të tyre, sot romët janë në pozitë të ndikojnë në proceset politike edhe në nivel ndërkombëtar.

Mirëpo, që atëherë edhe pse kanë kaluar shumë vite në mbarë Evropën ky komunitet vazhdon të përballet me vështirësi dhe probleme të shumta të cilat kryesisht burojnë nga fakti i thjeshtë se ata vazhdojnë të mbeten një ndër komunitetet më të stigmatizuara dhe më të keqkuptuara gjithandej.

Të nderuar të pranishëm, 

Unë si Ministre Integrimit  Evropian e ndjej të nevojshme që të shfrytëzoj këtë takim të sotëm që t’ua përkujtoj të gjithëve premtimin që populli i Kosovës përmes përfaqësuesve të tij të zgjedhur ka dhënë në ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, se Kosova do të jetë një shtet shumë etnik ku do të jenë të barabartë të jetojnë të gjithë qytetarët e saj pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike, fetare, ngjyrën apo gjuhën që ata flasin. Edhe Kushtetuta jone sidomos ne nenet 22, 59, 60, 61 dhe 62 garanton përfaqësimin e komunitetit rom dhe njëkohësisht lufton diskriminimin ndaj tyre.

Pa dyshim, ky është një premtim shumë i madh dhe Kosova në rrugën e saj të konsolidimit të shtetit po përballet me shumë sfida njëherësh por, institucionet e Republikës së Kosovës dhe në veçanti ne si  Qeveria nuk e kemi harruar obligimin tonë në fushën e respektimit të të drejtave të njeriut.
Për këtë arsye ne jemi duke punuar në vazhdimësi në krijimin e legjislacionit si dhe politikave përkatëse të cilat do të sigurojnë afirmimin e të drejtave të barabarta për të gjitha pakicat që jetojnë në Kosovë dhe në veçanti ato të komunitetit rom.

Në këtë drejtim një ndër hapat më serioz dhe shumë të rëndësishëm në procesin e integrimit të komunitetit Rom që ka marrë Qeveria Kosoves,  është hartimi i Strategjive, planeve konkrete për zbatim të këtyre stratgejive por edhe monitorimit, raportimit dhe zbatimit të Planeve dhe projekteve konkrete për këtë komunitet. Gjithashtu janë krijuar mekanizmat relevant  për zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin e  këtij Plani me një përfaqësim të gjerë institucional, roli kyç i të cilit është:

• të përcjellë zbatimin e Planit të Veprimit për zbatimin e Strategjisë për Integrimin e  Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, 2009 – 2015,
• të shqyrtojë çështjet në nivel politik dhe ndërmarrë hapa të vazhdueshëm për përmisimin e situatës si  dhe
• të harmonizojë e bashkërendojë investimet nga Qeveria dhe donatorët.

Unë personalisht me kujdes do ta monitoroj këtë proces, i cili do te siguroj përmirësimin e gjendjes te komunitetit tuaj,do te kontribuoj ne zhvillimin e përbashkët te Kosovës dhe komuniteteve qe jetojnë këtu, por edhe shpresojmë qe do ndikoj ne zvogëlimin e nevojës për migrim ilegal.
Dua të theksoj se suksesi ynë nuk varet vetëm nga puna e institucioneve por, edhe nga përkrahja e vet qytetarëve të Kosovës në këtë drejtim. Andaj unë dua që me këtë rast t’i drejtohem të gjithë qytetarëve që të tregojnë zemërgjerësinë dhe tolerancën e tyre për t’i dhënë Kosovës mirëkuptimin dhe pajtimin ndëretnik pasi ky është çelësi për një të ardhme më të mirë në të cilën fëmijët tanë do të rriten në frymën e paqes dhe demokracisë.
Më lejoni që edhe njëherë të shfrytëzoj rastin që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës t’ju ftoj të gjithë ju që të vazhdojmë të punojmë dhe bashkëpunojmë në ngritjen e një shoqërie të vërtetë demokratike ku çdo individ ka mundësi të barabarta në shkollim, përgatitje profesionale, punësim.

Për fund dua te ritheksoj se detyre e rëndësishme e institucioneve tone është që të promovojmë, iniciojmë dhe të mbrojm vlerat dhe traditën e komunitetit rom, sepse në fakt këto vlera, e pasurojnë edhe më shumë jetën kulturore dhe politike në Kosovë. Integrimi i të gjithë qytetarëve në jetën shoqërore dhe institucionale të Kosovës nuk është vetëm çështje e arritjes së një kriteri apo standardi të caktuar por shumë më shumë se aq. Kjo ka të bëjë me pranimin e njëri tjetrit si njerëz të lindur të barabartë dhe me të drejta dhe mundësi të barabarta, koncepte këto të përcaktuara dhe të mbrojtura me aktet më të larta të  drejtave të njeriut nivel Evropian dhe atë botëror.

Jam shumë e lumtur që jam pjese e një shoqërie dhe institucioni shtetëror në të njëjtën kohë, të cilët, në thelbin e ekzistencës së tyre, tashmë kanë krijuar kulturën e tolerancës ndër-njerëzore pa dallim race, feje, përkatësie etnike etj. Kjo paraqet forcën e vërtetë të shoqërisë kosovare dhe paraqet shembull konkret për shtetet tjera në Evropë dhe më gjerë se si mund të ndërtohet një shoqëri e suksesshme shumë-etnike.

Ju falënderoj për vëmendjen

 

Last modified: 16 Gusht, 2022

4 Responses to " Ministrja Çitaku uron Komunitetin Rom me rastin e Ditës Ndërkombëtare Rome – 8 prill "

  1. 주식선물 thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-uron-komunitetin-rom-me-rastin-e-dites-nderkombetare-rome-8-prill/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-uron-komunitetin-rom-me-rastin-e-dites-nderkombetare-rome-8-prill/ […]

  3. zigzag hash thotë:

    … [Trackback]

    […] Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-uron-komunitetin-rom-me-rastin-e-dites-nderkombetare-rome-8-prill/ […]

  4. etax thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More Information here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-uron-komunitetin-rom-me-rastin-e-dites-nderkombetare-rome-8-prill/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *