Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Qasje të koordinuar në veri të Mitrovicës

8 Prill, 2013

Prishtinë, 8 prill 2013 – Ministria e Integrimit Evropian organizoi takimin e radhës për koordinimin e donatorëve në veriun e Mitrovicës.

Të pranishëm ishin Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi, Z. Samuel Žbogar, Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi Special i BE-së, Ambasadorja e SHBA-ve në Kosovës, znj. Tracey Jacobson, Znj. Adrijana Hodžić, Shefe e Zyrës Administrative në pjesën veriore të Mitrovicës dhe ambasadorë dhe përfaqësues të tjerë të agjencive zhvillimore në Kosovë.

Qëllimi i këtij takimit është diskutimi i aktivitetit të donatorëve në Mitrovicen veriore me qëllim të koordinimit sa më të mirë ndërmjet donatorëve dhe institucioneve.

Me këtë rast Kryeministri i Kosovës Z. Hashim Thaçi tha se: “Republika e Kosovës dhe Republika e Serbisë janë pjesë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë, me përkushtimet tona për fqinjësi të mirë, si parakusht i domosdoshëm për integrimet euroatlantike të Kosovës, edhe të vendeve tjera të rajonit. Marrëveshja do të fasilitoj lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave, do të krijohet ambient i sigurt edhe në veri dhe, do të punohet për shpërbërjen e plotë të të gjitha strukturave ilegale të sigurisë. Oferta për secilin qytetar të Kosovës pavarësisht përkatësisë etnike është e thjeshtë dhe e qartë – shteti ynë është i përbashkët dhe atë e kemi ndërtuar dhe po e ndërtojmë për të mirën tonë të përbashkët.”

Gjatë takimit, kryesuesja e takimit, Ministrja Çitaku nenvizoi se: “Pjesa veriore e Mitrovicës vazhdon të përballet me sfida të shumta të natyrës politike,sociale dhe ekonomike, për këtë arsye partneriteti në mes të Qeverise së Kosovës dhe institucioneve ndërkombëtare është shume i rëndësishëm. Asistenca e partnerëve ndërkombëtar mbetet kontribuues i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik dhe social të Kosovës. Partneriteti institucionet – donatorë është esencial për të siguruar një qasje kohezive dhe strategjike në veriun e Mitrovicës. Investimet duhet të udhëhiqen duke u bazuar në nevojat primare të qytetarëve të Kosovës në këtë pjesë të vendit dhe duhet të sigurojnë qëndrueshmëri afatgjate ekonomike dhe sociale”.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovës/Përfaqësues Special i BE-së Z. Žbogar tha: “Rëndësia e dialogut dhe përmirësimet e dukshme të raporteve ndërmjet Kosoves dhe Serbisë janë vetëm se evidente duke marrë në konsideratë periudhën para gjashtë muajve kur ka filluar dialogu dhe progresi qe kemi arritur deri me tani. Kemi parë përkushtim dhe vendosmëri nga të dyja palët për dialog dhe zgjidhje të problemeve, dhe them se arritja e marrëveshes është e mundur dhe ajo do të ishte në të mirë të qytetarëve të Kosovës dhe Sërbisë.”

Ndërsa, Ambasadorja Amerikane znj. Jacobson tha: “Qeveria Amerikane mbështet plotësisht procesin e e përmirësimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Sërbisë nëpërmjet dialogut të udhëhequr nga Baronesha Ashton dhe besoj se tani është koha e duhur për koordinim sa më të mirë të donacioneve të huaja për komunat në veriun e Kosovës”.

Gjatë takimi pjesëmarrësit u dakorduan si në vijim: (1) Deri në fund të muajit prill të gjithë donatorë do të njoftojn institucionet e Kosovës lidhur me aktivitetin e tyre deritanishëm dhe të planfikuar sa i përket Mitrovices veriore; (2) Deri në fund të muajit prill do të përgatiten termat e references për angazhimin e donatorëve në veri. Termat e references do të përcaktojn stukturat, përgjegjësitë dhe procedurat për investimet në Mitrovicen veriore; dhe (3) Të gjitha donacionet do të koordinohen nga Zyra Administrative në Mitrovicën Veriore.

 

Last modified: 16 Gusht, 2022

2 Responses to " Qasje të koordinuar në veri të Mitrovicës "

  1. … [Trackback]

    […] Find More here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/qasje-te-koordinuar-ne-veri-te-mitrovices/ […]

  2. … [Trackback]

    […] There you can find 37622 additional Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/qasje-te-koordinuar-ne-veri-te-mitrovices/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *