Prishtinë, 4 prill 2013 – Në konferencën me temën: ‘Roli i diplomacisë publike në promovimin e agjendes së politikes së jashtme’ që u mbajt sot në Prishtinë, ku pjesë e panelit ishin edhe Ambassadori Adam Ereli – Zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Diplomacinë Publike, Ambassadori Adam Bye – Shefi i Diplomacisë digjitale të Foreign Office, dhe Arjeta Emra, Kryetare e Këshillit Britanik te Kosovës, që u udhehoq nga Tim Judah mori pjese edhe Ministrja Çitaku e cila edhe e hapi diskutimin.
Ministrja Çitaku e dha nje pasqyre te pergjithshme sa i perket rendesise se rolit diplomacise publike per Kosoven. Ajo tha:
“Gjatë dekadave të fundit, diplomacia publike është parë si një lloj i mjetit transparent nëpërmes të të cilit një shtet sovran comunikon me opinionin publik të një shteti të huaj me qellim që të informojë dhe influencojë audiencen e huaj ne menyre që të promovojë interesein kombëtar dhe të avancojë qëllime të politikës së jashtme.”
Mepastaj Ministrja Çitaku vazhdoj diskutimin e saj duke insistuar në rëndësinë e raporteve ndërshtetërore dhe rolin që diplomacia publike luan në përmirësimin e imazhit të një shteti duke shtuar:
“Diplomacia publike shihet si pjesë integrale e marrëdhënieve mes shteteve. Në këtë sens, diplomacia publike përmban aktivitete të ndryshme si për shembull programet edukative të kembimit, vizita të ndryshme, trajnime gjuhësore, evenimente kulturore, programe radio-televizive etj. Ativitete të tilla kanë për synim përmirësimin e imazhit dhe të reputacionit të shtetit ‘dërgues’ si menyrë e formësimit të politikave, pozitivisht të shtetit ‘pranues’.”
Dhe krejt për fund Znj Çitaku konkludoi se ” Një diplomaci publike që është proaktive, e koordinuar mirë, e saktë, inovative, faktuale dhe informative është esenciale në avancimin e politikave të jashtme të Kosovës.”
Last modified: 16 Gusht, 2022