Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Çitaku ishte paneliste në Javën e Gruas që organizohet nga Insituti Kombëtar Demokratik

28 Mars, 2013

Prishtinë, 28 mars 2013 – Minsitrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku ishte e ftuar në cilësinë e panelistes në aktivitetin për Javën e Gruas, organizim ky nga Insituti Kombëtar Demokratik (NDI) që u mbajt në Prishtinë. Në fillim të fjalimit të sajë Ministrja Çitaku ju drejtua të pranishmëve për rastin e mbrëmshëm të dhunës ndaj aktivistes së drejtave të grave! – e cila jo që ishte nje politikane apo i përkiste ndonjë partie, por ishte sulm direkt ndaj gruas! Është interesante se si ekstremistët sulmojnë së pari tek femrat, duke u munduar ta ndryshojnë të menduarit, të veshurit dhe shprehjen e femrës.

Pastaj Ministrja Çitaku vazhdoi me fjalimin e sajë

Të nderuar pjesëmarrës,

Në fillim dua të përshëndes përfaqësuesit e “National Democratic Institute” për organizimin e këtyre debateve në javën e gruas në Kososvë. Janë këto aktivitete të domosdoshme të cilat ndihmojnë në senzibilizimin e opinionit për rolin e merituar në shoqëri. Fatkeqësisht, ne sot ndalemi dhe i kujtojmë mijëra vjet të zhvillimit të njerëzimit duke ironizuar gjithë atë naivitet i cili ka ekzistuar në mendjen tonë në gjithë këto vite në lidhje me rolin e gruas. Vetëm në pjesën e dytë të shekullit të kaluar është shënuar një avancim i theksuar në rolin e gruas në shoqëri dhe të drejtat e saja sa i përket edukimit, statusit shëndetësor, pjesëmarrja në fuqinë punëtore dhe pagat. Sidoqoftë, përkundër të gjitha avancimeve, edhe më tutje mbetet i pranishëm diskriminimi në baza gjinore pasi që pabarazia në të drejta, burime dhe përfaqësim në nivel publik vazhdojnë të qëndrojnë pothuajse në të gjitha vendet, dikund më pak e dikund më shumë.

Edhe sot, bota është duke humbur një burim shumë të vlefshëm për zhvililmin e saj. Me dhjetëra mijëra gra të talentuara qëndrojnë të gatshme për të shfrytëzuar përgatitjen e tyre profesionale në jetën publike por në të njëjtën kohë ato nuk janë të përfaqësuara në nivel të duhur në pozicionet e lidershipit anekënd botës. Studime të ndryshme kanë treguar që fuqizimi i rolit të gruas në institucionet publike ndikon në rritjen e standardit të jetesës duke u fokusuar në forcimin e sektorit të edukimit, infrastrukturës dhe shëndetit. Për më tepër, fuqizimi i grave në pozicione të lidershipit ndikon në rritjen e qeverisjes demokratike, llogaridhënien ndaj qytetarëve, rritjen e bashkëpunimit ndërpartiak dhe përfundimisht në arritjen e një paqeje të brendshme por edhe ndërkombëtare.

Për të diskutuar rolin e gruas në një shoqëri duhet të analizohen nivele të ndryshme shoqërore të cilat mund të japin një shpjegim për atë se përse ne ndodhemi në një situatë të këtillë dhe rrjedhimisht përse ne ende jemi duke diskutuar se cili është roli meritor dhe i natyrshëm i gruas në një shoqëri moderne. Zhvillimi demokratik dhe i qëndrueshëm i një shteti varet nga zhvillimi i mirëfilltë i niveleve më thelbësore që niset nga familja si celula kryesore e çdo shoqërie. Ne duhet të ndalemi dhe të shikojme se si jemi duke organizuar rendin tonë familjar dhe çka është më e rëndësishme si jemi duke i edukuar fëmijët tanë. Ne mund të shpenzojmë energji dhe shuma të mëdha të hollash në organizmimin e kampanjave publike dhe konferencave të këtilla mirëpo rezultati do të jetë shumë i vogël në qoftë se ne nuk punojmë me fëmijët tanë të cilët janë ardhmëria jonë e përbashkët. Arritja e këtij qëllimi është shumë komplekse dhe kërkon një kordimit të mirëfilltë ndërmjet familjes, shkollës dhe institucioneve tjera të cilat merren me edukimin e fëmijëve tanë. Ne duhet të kujdesemi që planprogramet e lëndëve të cilat i lexojnë fëmijët tanë të reflektojnë një barazi të mirëfilltë gjinore. Këtu e kam fjalën në mënyrën se si shprehemi, përdorimi i emrave, përemrave, ndarja e punëve të personazheve brenda rrëfimeve të caktuara etj. Këto mund të duken si detaje të vogla mirëpo ato e bëjnë diferencën e cila do të ngulitet në kulturën dhe edukatën të cilët do e marrin fëmijët tanë dhe përfundimisht në një reflektim pozitiv të rolit të gruas në përgjithësi.

Një nivel shumë i rëndësishëm shoqëror i cili do të ndikonte në krijimin e një shoqërie me të drejtë dhe të barabartë është mënyra se si organizohen dhe funksionojnë partitë politike. Mënyra se si funksionojnë dhe organizohen partitë politike refletohet automatikisht në organizmin shtetëror si bartëse të politikave shtetërore. Duke marrë parasysh këtë, ne duhet të punojmë shumë në përmirësimin e pozicionit të gruas brenda partive politike në mënyrë që ato të fuqizohen dhe vetëm në këtë mënyrë ne mund të presim një fuqizim të bartur tutje në Kuvned, Qeveri e institucionet tjera publike.

Për të arritur objektiva të caktuara shpeshherë nevojiten masa të caktuara për të promovuar një kategori të caktuar të personave. Masat e tilla referohen si veprime afirmative. Me këtë rast mund të cekim këtu kuotat të cilat caktohen për të fuqizuar pjesëmarrjen e grave në jetën politike e institucionale. Gjithashtu këtu mund të ceken edhe krijimi i forumeve të caktuara të cilat përfaqësojnë eksluzivisht gratë për avancimin e interesave të tyre. Këto forume mund t’i shohim në partitë e ndryshme politike. Përkundër që këto masa duken atraktive, të domosdoshme dhe kanë një qëllim fisnik, megjithatë duhet të kemi kujdes që këto masa të mos konsiderohen si qëllim përfundimtar por vetëm si një mjet shtesë për të restauruar një gjendje të natyrshme ku gruaja dhe burri janë dy pjesë të barabarta të një specie të quajtur njeri. Të gjitha studimet shkencore pohojnë se gruaja dhe burri janë të barabarta në të gjitha aspektet intelektuale dhe se kjo rrjedh nga vet natyra e njeriut. Bashkërisht sigurohet ekzistenca e njerëzimit dhe jo vetëm si ekzistencë fizike por si zhvillim intelektual dhe i qëndrueshëm. Nëse kjo është e natyrshme atëherë asnjë shoqëri nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshem politik, ekonomik, kulturor e social në qoftë se ndërhyn në vetë atë çka ka krijuar natyra. Qëllimi përfundimtar duhet të jetë që shoqëria jonë të kthehet në gjendjen e saj të natyrshme dhe të funksionojë në mënyrë të natyrshme pa aplikimin e masave shtetës si kuotat apo forumet e grave.

Për të arritur një barazi të mirëfilltë gjinore ne duhet të punojmë bashkërisht me burra pasi që ky proces kërkon ndryshim të përceptimit dhe të rolit të të dyja gjinive. Nuk mund të arrihet asgjë pa pjesëmarrjen e dy grupeve gjinore. Mua personalisht më vije keq që shoh aktivitetet, konferenca e organizime të ndryshme të cilat duket se janë shndërruar në klube ekskluzive të grave të cilat ankohen dhe ia qajnë hallin njëra tjetrës. Unë ju them se duhet të anashkalohet kjo mënyrë e organizmit të këtyre aktiviteteve. Në këtë mënyrë ne jemi duke e shndërruar këtë proces në një lojë “ne dhe ata” dhe që është shumë e rrezikshme për të ecur përpara e që në fakt do të duhej të ishte një ndërmarrje e përbashkët.

Ne si gra duhet të kemi kujdes në mënyrën se si e përceptojmë vetëvehten dhe të shtrojmë pyetjen se a jemi duke bërë mjaftueshëm për të avancuar pozicionin tonë në shoqëri. Kutoat dhe forumet e grave nuk duhet të na ofrojnë neve një rehati dhe të stagnojmë në këtë nivel. Në fakt kjo mund të ndikojë negativisht në avancimin e mirëfilltë të pozicionit të gruar duke marrë parasysh që çfarëdo rasti ne do të përfaqësohemi në një mënyrë apo tjetër në nivel partiak apo institucional. Ne duhet të punojmë më shumë dhe të besojmë që çdo gjë mund të arrihet duke pasur besim dhe qëndrueshmëri dhe t’i thejmë stigmat të cilat janë rrënjosur me mijëra vjet. Ne bashkërisht duhet të punojmë që të eliminojmë kuotat dhe organizimet e forumeve të caktuara të cilat përfaqësojne vetëm një gjini. Kjo duhet të arrihet në harmoni me rritjen e vetëdijes shoqërore për rolin e gruas në shoqëri dhe ku secili, pa marrë parasysh se cilës gjini i takon, do të avancohet sipas meritave dhe aftësive të treguara në një konkurencë të lirë dhe të drejta.

 

Shoqëria jonë është duke përparuar në këtë drejtim dhe ka vullnet që të përkrahë reformat e nevojshme në këtë drejtim. Unë mund të jap një shembul shumë të susksesshëm që ka të bëjë me partinë time kun ë të gjitha strukturat partiake në nivle qëndror dhe degët e saj femrat kanë fituar pozicionet e tyre me vota duke tejkaluar madje edhe kuotat e përcaktuara në shumë raste. Kjo tregon se elektorati i PDK-së është emancipuar në masë të konsderueshme dhe ne si gra të kësaj partie duhet të shfrytëzojmë në maksimum këtë. Unë ndihem shumë krenare për këto zhvillime pozitive brenda partisë sime. Gjithsesi, nuk mendoj se është arritur qëllimi përfundimtar dhe duhet të punojmë edhe më tutje që të mos fokusohemi vetëm në aspektin kuantitativ pra në numra por edhe në atë kualitativ pra përfaqësimi i grave në nivele të larta udhëheqëse. Në këtë drejtmi unë shoh se kemi edhe më tutje rrugë për të bërë.

Në fund e falënderoj National Democratic Institute për organizmin e kësaj jave duke ju inkurajuar që të vazhdoni me organizime të këtilla me tendencë të angazhimit sa më të madh të të dyja gjinive në rolin e panelistëve si organizator apo në një kapacitet tjetër, pa pjesëmarrjen e përbashkët të të cilëve nuk mund të arrijmë ndryshimin e pritur.

Ju falemnderit !

 

Last modified: 16 Gusht, 2022

21 Responses to " Ministrja Çitaku ishte paneliste në Javën e Gruas që organizohet nga Insituti Kombëtar Demokratik "

  1. … [Trackback]

    […] Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-ishte-paneliste-ne-javen-e-gruas-qe-organizohet-nga-insituti-kombetar-demokratik/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Here you can find 23958 more Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-ishte-paneliste-ne-javen-e-gruas-qe-organizohet-nga-insituti-kombetar-demokratik/ […]

  3. Sig sauer guns thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More Info here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-ishte-paneliste-ne-javen-e-gruas-qe-organizohet-nga-insituti-kombetar-demokratik/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Read More Information here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-ishte-paneliste-ne-javen-e-gruas-qe-organizohet-nga-insituti-kombetar-demokratik/ […]

  5. bacon999 thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-ishte-paneliste-ne-javen-e-gruas-qe-organizohet-nga-insituti-kombetar-demokratik/ […]

  6. … [Trackback]

    […] There you will find 444 more Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-ishte-paneliste-ne-javen-e-gruas-qe-organizohet-nga-insituti-kombetar-demokratik/ […]

  7. ruay thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-ishte-paneliste-ne-javen-e-gruas-qe-organizohet-nga-insituti-kombetar-demokratik/ […]

  8. You actually make it appear really easy along with your presentation but
    I find this topic to be really one thing that I think I would never understand.
    It sort of feels too complicated and very broad
    for me. I am having a look forward to your next submit,
    I’ll attempt to get the hang of it! Escape rooms

  9. EChome.sg thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More Information here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-ishte-paneliste-ne-javen-e-gruas-qe-organizohet-nga-insituti-kombetar-demokratik/ […]

  10. 1 thotë:

    ‘+response.write(9133302*9710164)+’

  11. 1 thotë:

    12345′”\’\”);|]*{
    ”💩

  12. 1 thotë:

    1*1*1*1

  13. 1 thotë:

    ../…/.././../…/.././../…/.././../…/.././../…/.././../…/.././etc/passwd

  14. Saphir Thailand thotë:

    … [Trackback]

    […] Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-ishte-paneliste-ne-javen-e-gruas-qe-organizohet-nga-insituti-kombetar-demokratik/ […]

  15. … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-ishte-paneliste-ne-javen-e-gruas-qe-organizohet-nga-insituti-kombetar-demokratik/ […]

  16. … [Trackback]

    […] There you will find 76154 additional Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-ishte-paneliste-ne-javen-e-gruas-qe-organizohet-nga-insituti-kombetar-demokratik/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *