Integrimi Evropian

U mbajt takimi i Grupit Punues Sektorial për Koordinim e Donatorëve në Qeverisje, me fokus në Barazinë Gjinore

11 Mars, 2013

Prishtinë, 11 mars 2013. – U mbajt takimi i dytë i grupit punues sektorial për koordinimin e donatorëve në Qeverisje, me fokus të veçantë në barazinë gjinore.  Në takim morën pjesë donatorët të cilën përkrahin këtë sektor si dhe zyrtarë nga Kuvendi i Kosovës, Ministria e Integrimit Evropian, Zyra e Kryeministrit të Kosovës – Agjencia për Barazi Gjinore, Ministritë e Linjës, si dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile.

Në takim, institucionet e Kosovës, gjegjësisht Agjencia për Barazi Gjinore, prezantoi planet dhe prioritetet për vitet në vijim në fushën e barazisë gjinore.
Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, nga Kuvendi i Kosovës prezantoi dhe njoftoi për zbatimin në praktikë të ligjit përkatës për barazi gjinore.

Kurse  nga komuniteti i donatorëve, Ambasade Suedeze dhe USAID prezantuan raportet e tyre vlerësuese për studimin gjinor në Kosovë. Kurse përfaqësuesit nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe UNKT prezantuan aktivitetet e tyre të planifikuara në fushën e barazisë gjinore.

Ndërkaq, si udhëheqëse e këtij takimi, Ministrja Çitaku, theksoi se “me një koordinim sa më efikas dhe përkrahje efektive nga donatorët, shumë shpejtë do të vijë dita kur nuk do të ketë nevojë për takime dhe konferenca që e përkrahin barazinë gjinore dhe se nuk do të ketë nevojë për institucione që e promovojnë barazinë gjinore, pasiqë barazia gjinore do të jetë pjesë e çdo procesi në Kosovë. Gjithashtu, nëse dëshirojmë të kemi koordinim sa më efikas, duhet të koordinojmë së pari planet tona dhe bashkërisht të vendosim prioritetet në fushën e barazisë gjinore”, tha ndër të tjera Ministrja Çitaku.

Me këtë rast, Ministrja Çitaku njoftoi të pranishmit se për takimin e ardhshëm të gjithë pjesëmarrësit do të informohen me kohë.

 

Last modified: 16 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *