Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Komisioni Evropian dhe autoritetet kosovare kanë rishikuar progresin e arritur në zbatimin e standardeve të BE-së sa i përket bujqësisë dhe sigurisë së ushqimit

12 Mars, 2013

Bruksel, 12 mars 2013 – Dialogu për Procesin e Stabilizim Asociimit ka vazhduar të hënën dhe të martën në Bruksel në një takim midis autoriteteve të Kosovës dhe Komisionit Evropian për të shqyrtuar progresin e Kosovës në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, peshkim, pylltari dhe siguri të ushqimit.

Duke pasur parasysh rëndësinë e ekonomisë rurale dhe bujqësisë së Kosovës (17% në vlerën e përgjithshme të shtuar në ekonomi, mirëpo edhe si burimi kryesor i të ardhurave për shumicën e popullsisë), plotësimi i normave evropiane në këto fusha është në të njëjtën kohë një sfidë si dhe një mundësi për Kosovën, gjithashtu duke pasur parasysh negociatat e ardhshme në një Marrëveshje Stabilizim Asocimi (MSA) me BE-në. Kjo marrëveshje do të përmbajë shumë dispozita për tregti dhe si pasojë kushtëzimin e kapacitetit të Kosovës për të importuar dhe të eksportuar produktet e bujqësisë dhe të ushqimit me vlera bujqësore me BE-në.
Kosova është në proces të implementimit të një Plani shumëvjeçar për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, si dhe të përgatitjes së një plani të ri për periudhën 2014-2020, në mënyrë që të përmirësohet konkurrenca e ekonomisë rurale të Kosovës. Kjo përfshin krijimin e një sistemi për grante rurale dhe pagesa për fermerët në sektorët e caktuar kryesorë, i cili është i ngjashëm me atë të BE-së, dhe i cili është zhvilluar me ndihmën e shumtë të BE-së. Ky është një hap esencial për Kosovën që të ndërtojë strukturat për implementimin e Politikës së Përbashkët Bujqësore të BE-së (CAP). Në këtë takim u diskutua për suksesin e kësaj skeme dhe mënyrën se si ajo do ta përgatisë Kosovën për CAP, si dhe se si të përzgjidhen sektorët që do të mbështeten. Përveç kësaj, skemat do të shoqërohen me shërbime këshilluese të cilat do t’i ndihmojnë përfituesve potencialë. Është zhvilluar gjithashtu edhe një diskutim për mënyrën se si të zhvillohet bujqësia organike në Kosovë dhe se si të përmirësohet cilësia e statistikave bujqësore të Kosovës, një çështje kjo që do të duhet të adresohet gjatë negociatave të MSA, në mënyrë që Kosova të kuptojë më mirë ndikimin e masave për liberalizimin e tregtisë.

Kapaciteti i Kosovës për të kontrolluar cilësinë e ushqimit dhe sigurinë e ushqimit ishte po ashtu pjesë e këtyre diskutimeve. Kosova ka qenë në përgatitje të krijimit të një sistemi kompjuterik për gjurmimin e kafshëve, dhe ky sistem përfundimisht është funksional, edhepse Kosova duhet të përmirësojë sigurinë e futjes së të dhënave në të. Pjesë e diskutimeve ishin edhe kontrollimet veterinare dhe fitosanitare në kufij, të cilat kanë një rëndësi të shtuar në implementimin e IBM-së në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ky takim ka konsideruar se ekziston nevoja për përmirësimin e operatorëve të biznesit të ushqimit në Kosovë, për të garantuar që ushqimi që konsumohet nga qytetarët e Kosovës është konform standardeve të njëjta të BE-së sikurse pjesa tjetër e Evropës. U diskutua për kapacitetin e laboratorit të ushqimit të Kosovës, duke përmendur krizën e fundit të aflatoksineve. Për shembull, përderisa laboratorët e Kosovës mund t’i bëjnë testet për detektimin e mostrave pozitive dhe të dyshimta, ato duhet të konfirmohen nga një laborator jashtë Kosovës. Sapo të jetë pranuar laboratori i Kosovës (nëse gjithçka shkon mirë, këtë vit), kjo do t’i ndihmojë Kosovës që të merret me kriza të tilla si këto.

Ky takim po ashtu ka shqyrtuar masat që po i ndërmerr Kosova për të balancuar potencialin ekonomik të pyjeve me nevojën për të menaxhuar këto burime në një mënyrë më të qëndrueshme. Kosova është duke bërë hapa drejt përmirësimit të menaxhimit të pyjeve, i cili është decentralizuar mjaft nëpër komuna, mirëpo duhet t’i kushtohet më shumë vëmendje zvogëlimit të nivelit të prerjes ilegale të drunjve.

Diskutimi për bujqësi dhe siguri të ushqimit është posaçërisht relevant duke ditur që BE planifikon që të japë asistencë të konsiderueshme në këtë fushë në vitet e ardhshme. Programi i ri i IPA-s do të fillojë në vitin 2014 dhe në procesin e programimit KE do të përdorë dokumentet e politikave të Kosovës.

Informata mbi historikun 

Dialogu i PSA është një kornizë në kuadër të së cilës KE dhe administrata e Kosovës rregullisht diskutojnë për çështjet teknike dhe politike lidhur me agjendën evropiane. Dialogu i PSA ka për qëllim monitorimin dhe përcjelljen e reformave në Kosovë, dhe po ashtu identifikimin e mënyrës se si BE-ja mund të ndihmojë në këtë proces. Takimet sektoriale dhe plenare të Dialogut të PSA bashkë-kryesohen nga Komisioni Evropian dhe Qeveria. Secili takim rezulton në marrëveshje të përbashkët për ndërmarrjen e veprimeve nga ana e autoriteteve kosovare.

Shtatë fusha mbulohen në këto takime sektoriale, dhe ato ndjekin nga afër formatin e dialogut që e ka BE-ja me kandidatët e tjerë dhe me kandidatët potencialë. Takimet sektoriale janë për:

– Drejtësi, Liri dhe Siguri;
– Inovacion, Shoqëri Informative, Politikë Sociale, Arsim dhe Kulturë;
– Tregti, Industri, Dogana dhe Tatim;
– Treg të Brendshëm, Konkurrencë, Mbrojtje të Konsumatorëve dhe të Shëndetit;
– Bujqësi, Peshkatari, Pylltari, Siguri të Ushqimit;
– Transport, Mjedis, Energji, Zhvillim Rajonal;
– Çështje Ekonomike dhe Financiare, Statistikë.

Koha në mes të takimeve mundëson implementimin e rekomandimeve dhe pajtimin për veprimet përcjellëse. Një takim plenar, ku do të diskutohen prioritetet e reformës, pritet të mbahet në korrik të vitit 2013. Konkluzionet nga këto takime janë publike dhe mund t’i gjeni në dispozicion në uebfaqen e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe  http://www.mei-ks.net/.

 

Last modified: 16 Gusht, 2022

7 Responses to " Komisioni Evropian dhe autoritetet kosovare kanë rishikuar progresin e arritur në zbatimin e standardeve të BE-së sa i përket bujqësisë dhe sigurisë së ushqimit "

  1. go x scooter thotë:

    … [Trackback]

    […] There you can find 66296 additional Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/komisioni-evropian-dhe-autoritetet-kosovare-kane-rishikuar-progresin-e-arritur-ne-zbatimin-e-standardeve-te-be-se-sa-i-perket-bujqesise-dhe-sigurise-se-u…

  2. … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/komisioni-evropian-dhe-autoritetet-kosovare-kane-rishikuar-progresin-e-arritur-ne-zbatimin-e-standardeve-te-be-se-sa-i-perket-bujqesise-dhe-sigurise-se-ushqimit/ […]

  3. Dnabet thotë:

    … [Trackback]

    […] There you will find 49796 additional Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/komisioni-evropian-dhe-autoritetet-kosovare-kane-rishikuar-progresin-e-arritur-ne-zbatimin-e-standardeve-te-be-se-sa-i-perket-bujqesise-dhe-sigurise-se-ushqimi…

  4. … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/komisioni-evropian-dhe-autoritetet-kosovare-kane-rishikuar-progresin-e-arritur-ne-zbatimin-e-standardeve-te-be-se-sa-i-perket-bujqesise-dhe-sigurise-se-ushqimit/ […]

  5. Fun Cup 2024 thotë:

    … [Trackback]

    […] Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/komisioni-evropian-dhe-autoritetet-kosovare-kane-rishikuar-progresin-e-arritur-ne-zbatimin-e-standardeve-te-be-se-sa-i-perket-bujqesise-dhe-sigurise-se-ushqimit/ […]

  6. … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/komisioni-evropian-dhe-autoritetet-kosovare-kane-rishikuar-progresin-e-arritur-ne-zbatimin-e-standardeve-te-be-se-sa-i-perket-bujqesise-dhe-sigurise-se-ushqimit/ […]

  7. … [Trackback]

    […] Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/komisioni-evropian-dhe-autoritetet-kosovare-kane-rishikuar-progresin-e-arritur-ne-zbatimin-e-standardeve-te-be-se-sa-i-perket-bujqesise-dhe-sigurise-se-ushqimit/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *