Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Gjermani do të vazhdojë të jetë përkrahëse e zhvillimeve demokratike në Kosovë

18 Mars, 2013

Prishtinë, 18 mars 2013 – Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku priti në takim Ministrin e Brendshëm të Saksonisë, të shtetit Gjerman Z. Markus Ulbig  si dhe delegacionin përcjellës, dhe Ambasadorin Gjerman në Kosovë Z. Peter Blomeyer.  Temë e diskutimit ishte procesi i dialogut me Serbinë, procesi i integrimit Evropian, Riintegrimi dhe pozita e komunitetit RAE.

Ministrja Çitaku i informoi të pranishmit për zhvillimet e fundit në vend ku potencoi rëndësinë e dialogut me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve. Ministrja shtoi se çdo zgjidhje duhet të jetë në kuadër të Kushtetutës së Kosovës dhe se të gjitha marrëveshjet duhet të implementohen. Roli i KFOR-it dhe EULEX-it është esencial në suksesin e implementimit të ç’farëdo marrëveshjeje. Ministrja Çitaku me këtë rast falënderoi delegacionin për kontributin e shtetit Gjerman i cili historikisht ishte rreshtuar përkrahë Kosvës dhe se është e lumtur që shefi i EULEX-it dhe KFOR-it janë po nga ky shtet.

Sa i përket procesit të integrimit Evropian, Minsitrja Çitaku e njoftoi delegacionin me përmbushjen e kritereve afatshkurtëra dhe se shumë shpejt pritet që të hapen negociatat për nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim. Poashtu është arritur progres shumë i madh në procesin e riintegrimit pa dallim dhe se të gjithë indikatorë flasim për trend pozitiv. Sa i përket shqetësimit specific në lidhje me riintegrimin e komunitetit RAE, Ministrja theksoi se ata konsiderohen si qytetarë tanë dhe se nuk kanë asnjë vështirësi në këtë proces, përkundrazi Qeveria dhe Komunat kanë marrë masa për të lehtësuar edhe më shumë riintegrimin.

Ministrja Çitaku falënderoi Z. Ulbig, dhe gjithë delegacionin për gatishmërinë për tu interesuar për zhvillimet në Kosovë por edhe gatishmërine për të ndihmuar vendin tonë duke i shkëmbyer përvojat në lidhje me integrimin Evropian. Ministrja Çitaku potencoi se Integrimi Evropian për Qeverinë e Kosovës është prioritet, dhe se është duke u bërë gjithçka e mundur që puna jonë të jetë sa më efikase në këtë drejtim.

Nga ana e tijë, Ministri Ulbig përgëzoi Ministren Çitaku dhe Qeverinë e Kosovës për punën e bërë deri më tani dhe deklaroi se Qeveria e Landit të Saksonisë që do të ofroj përkrahje të vazhdueshme për integrimin e Kosovës në BE dhe zhvillimin e saj ekonomik dhe social. Z. Ulbig gjithashtu i kushtoi vëmendje të veçantë procesit të dialogut dhe riintegrimit të personave në përgjithësi dhe në veçanti atyre të komunitetit RAE. Në fund të vizitës Z. Ulbig u nda i kënaqur me të arriturat e Kosovës dhe me informatat e marra në lidhje me riintegrimin e personve nga komuniteti RAE. Gjermani do të vazhdojë të jetë përkrahëse e zhvillimeve demokratike në Kosovë tha Ministri Ulbig.

 

Last modified: 16 Gusht, 2022

4 Responses to " Gjermani do të vazhdojë të jetë përkrahëse e zhvillimeve demokratike në Kosovë "

  1. … [Trackback]

    […] Find More here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/gjermani-do-te-vazhdoje-te-jete-perkrahese-e-zhvillimeve-demokratike-ne-kosove/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/gjermani-do-te-vazhdoje-te-jete-perkrahese-e-zhvillimeve-demokratike-ne-kosove/ […]

  3. dk7.com thotë:

    … [Trackback]

    […] Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/gjermani-do-te-vazhdoje-te-jete-perkrahese-e-zhvillimeve-demokratike-ne-kosove/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Read More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/gjermani-do-te-vazhdoje-te-jete-perkrahese-e-zhvillimeve-demokratike-ne-kosove/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *