Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

U mbajt takimi i grupit punues sektorial me donatorët (GPS) në Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

20 Qershor, 2013

Prishtinë, 20 Qeshor 2013 – Ministria e Integrimit Evropian (MEI) organizoi takim me grupin punues sektorial me donatorët (GPS) në Bujqësi dhe Zhvillim Rural. Të pranishëm ishin: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZH), Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Agjencia e Statistikave të Kosovës, të cilët përbëjnë GPS-në.

Nga ana e donatoreve të ndryshëm si: Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtare (JICA), Ambasada Franceze, Organizata e Ushqimit dhe Bujqësis (FAO), Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), GIZ dhe Zyra e BE-së.

Ky takim është vazhdimësi e takimeve të rregullta që mbahen në baza tremujore, ku janë shpalosur objektivat e MBPZHR-së dhe që kishtë për qëllim harmonizimin e projekteve të komunitetit të donatorëve me objektivat e caktuara nga MBPZHR-ja.

Fokusi i këtij takimi ishte prezantimi i aktiviteteve dhe planeve në sektorin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural tek donatorët në mënyrë që donatorët të  informohen nga të rejat në këtë sektor përkatës, që të mundësohet përkrahja e tyre në sferat e nevojshme; si dhe reflektimit të asistencës së jashtme në këto prioritete dhe plane me qëllim të harmonizimit të ndihmës së jashtme në sektorin e Bujqësis dhe Zhvillimit Rural.

Gjatë takimit, pjesëmarresit u dakorduan për vazhdimin e grupeve sektoriale si dhe për takimin e nëngrupeve punuese sektoriale me donatorë. Si rrjedhoje, nga MIE do të përgatiten konkluzionet dhe veprimeve pasuese nga ky grup punues sektorial për Bujqësisë dhe Zhvillimi Rural. Ky dokument pastaj do të jetë dokument diskutues për takimin e rradhës në këtë sektor.

 

Last modified: 16 Gusht, 2022

2 Responses to " U mbajt takimi i grupit punues sektorial me donatorët (GPS) në Bujqësi dhe Zhvillim Rural. "

  1. … [Trackback]

    […] Read More Information here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/u-mbajt-takimi-i-grupit-punues-sektorial-me-donatoret-gps-ne-bujqesi-dhe-zhvillim-rural/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More Info here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/u-mbajt-takimi-i-grupit-punues-sektorial-me-donatoret-gps-ne-bujqesi-dhe-zhvillim-rural/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *