Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Aktivizimi i reformës për administratë publike

19 Qershor, 2013

Prishtinë, 19 qershor, 2013 – Koordinimi më i mirë i politikave, pavarësia e institucioneve mbikëqyrëse, trajnimi i mirë i shërbyesve të lartë publik, implementimi i disa ligjeve të mëdha lidhur me shërbimin civil – këto ishin disa nga temat e konferencës së madhe të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Qeverisë së Kosovës, që u mbajt sot në Prishtinë. Ky takim u quajt: “Grupi Special për Reformën në Administratën Publike” dhe ai ndoqi shembullin e diskutimeve të ngjashme të cilat i ka mbajtur tashmë BE-ja me qeveritë qendrore të Shkupit dhe Tiranës.

Zëvendës Kryeministri Hajredin Kuçi, Ministri i Administrës Publike, Mahir Yagcilar dhe Zëvendës Ministri për Integrime Evropiane, Gëzim Kasapolli përfaqësuan Qeverinë e Kosovës në takimin e sotëm. BE-ja ishte e pranishme me Përfaqësuesin e saj Special Samuel Zhbogar dhe përfaqësuesit e Drejtoratit të Përgjithshëm të Burimeve Njerëzore dhe Zgjerimit të BE-së.

“Në Dialogun tonë për PSA, ne zakonisht diskutojmë çështje që janë të ndërlidhura me këtë përmbajtje: nga Sundimi i Ligjit e deri te Bujqësia dhe Transporti. Mirëpo sot ne kemi filluar të diskutojmë me ju makinerinë parapa të gjitha këtyre çështjeve, atë që është këtu për të monitoruar dhe implementuar të gjitha strategjitë dhe planet e veprimit: administratën publike”, tha Përfaqësuesi Special i BE-së, Samuel Zhbogar.

“Procesi i reformes së administratës publike nuk duhet shikuar si projekt i veçantë nga fushat e tjera të procesit të anëtarsimit. Është pothuaj i vetmi denominator i përbashkët në kuadër të avancimit të agjendes Evropiane. Njëkohësisht, reforma e administrartes publike ka të bëjë me përmirësimin e kualitetit dhe menyrës së ofrtimit të shërbimeve publike për qytetarët,”tha Zëvendës Ministri për Integrime Evropaine, z. Gëzim Kasapolli.

BE-ja dhe Kosova kanë analizuar në këtë takim mënyrën se si mund të përmirësohet lidershipi politik i Kosovës dhe se si ai mund të jetë më afër procesit të përgjithshëm të reformave, i cili aktualisht po merret kryesisht me nivelin teknik. Një listë e saktë veprimesh është aprovuar pas takimit. Funksionimi i Bordit të Pavarur Mbikëqyrës, pagat e zyrtarëve publikë, përgatitja e procesit të ligjeve dhe përputhshmëria me “acquis communautaire” të BE-së ishin disa nga çështjet e diskutuara. Takimi i radhës lidhur me këtë temë do të mbahet në fillim të dhjetorit në Bruksel.

“Grupi Special për Reformën në Administratën Publike” është një format i ri i dialogut për politika, i cili ndjek shembullin e praktikës së takimeve të dialogut në kornizën e Procesit të Stabilizim Asocimit. Boshllëqet janë identifikuar dhe veprimet përcjellëse po ashtu janë dakorduar.

Meqenëse nuk ekziston ndonjë model i përbashkët evropian për administratë publike, pikat krahasuese midis BE-së dhe Qeverisë së Kosovës në këtë fushë kanë marrë një emërtim tjetër prej Dialogut për PSA – megjithatë ai është paraparë për t’i shërbyer të njëjtit qëllim: të ndihmohet aktivizimi i proceseve të reformave të mëdha në Kosovë.

 

Last modified: 16 Gusht, 2022

2 Responses to " Aktivizimi i reformës për administratë publike "

  1. … [Trackback]

    […] Read More here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/aktivizimi-i-reformes-per-administrate-publike/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/aktivizimi-i-reformes-per-administrate-publike/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *