Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Takimi vjetor i komitetit të përbashkët monitorues

9 Korrik, 2013

Prishtinë, 9 korrik 2013 – Nën bashkë-organizimin e Ministrisë së Integrimit Evropian dhe Komisionit Evropian sot është mbajtur takimi vjetor i Komitetit të Përbashkët Monitorues për Instrumentin e Para Antaresimit (IPA).

Qëllimi i takimit ishte reflektimi mbi zbatimin e ndihmës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe diskutimi i Instrumentit të ri të Para Anëtarsimit për periudhën 2014 – 2020.

Sa i përket zbatimit të asistencës së BE-së deri me sot, u nënvizua që në nivel qëndror tani më kemi një strukturë të konsoliduar në kuadër të Ministrisë së Integrimit Evropian, gjegjësisht Departamentin e Asistencës Zhvillimore, i cili është përgjegjës për koordinimin e donatorëve në Kosovë. Çështja e bashkë-financimit të projekteve të BE-së, nga ana e Qeverisë, është zgjidhur vitin e kaluar përmes koordinimit më të mirë ndërmjet MIE-së, Ministrisë së Financave dhe institucioneve respektive.

Pjesëmarrësit u dakorduan që projektet e BE-së gjatë periudhës që lëmë pas, kanë qenë në harmoni me prioritetet e institucioneve tona dhe kanë qenë shtyllë e rëndësishme financiare në kuadër të zbatimit të reformave vendore.

Gjatë takimit Sekretarët e Përgjithshëm të Ministrisë së Bujqësisë, Pushtetit Lokal dhe Punëve të Brendshme prezantuan këndveshtrimin e ministrive respektive lidhur me përfitimet nga projektet e BE-së.

Komisioni Evropian prezantoj të gjeturat e vlerësimit të projekteve të BE-së, me ç’rast u nënvizua që sfidë kryesore mbetet qëndrueshmëria e projekteve që zbatohen në kuptimin e vazhdueshmerisë së impaktit të projekteve edhe pas përfundimit të asistences së BE-së.

Në kuadër të diskutimit për asistencën për periudhën e ardhshme 7 vjeçare, Komisioni Evropian njoftoj pjesëmarrësit që legjislacioni i nevojshëm është ende në procedurë të miratimit në kuadër të institucioneve të BE-së, ndërsa ka vlerësuar kontributin e institucioneve në kuadër të përgatitjes Strategjisë Zhvillimore të IPA-së 2014-2020.

 

Last modified: 16 Gusht, 2022

3 Responses to " Takimi vjetor i komitetit të përbashkët monitorues "

  1. … [Trackback]

    […] There you will find 70836 additional Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/takimi-vjetor-i-komitetit-te-perbashket-monitorues/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/takimi-vjetor-i-komitetit-te-perbashket-monitorues/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/takimi-vjetor-i-komitetit-te-perbashket-monitorues/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *