Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Mbahet Konferenca për Prezentimin e Raportit për Integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkali, dhe Egjiptian

10 Korrik, 2013

Fjalimi i Ministres Çitaku në Konferencë për Prezentimin e Raportit për Integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkali, dhe Egjiptian

I nderuari Z. Korte,
Të nderuar Ambasadorë / Përfaqësues të ambasadave,
Të nderuar Ministra / Zv. Ministra,
Të nderuar kryetar të Komunave,
Te nderuar përfaqësues të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian,
Të nderuar përfaqësues të organizatave vendore dhe ndërkombtare,
Zonja dhe Zotërinj,

Në dhjetor të vitit 2009, një vit pas shpalljes së Kosovës si shtet të pavarur e demokratik, Qeveria e Kosovës, e përkushtuar në ndërtimin e një shteti multietnik, miratoi Strategjinë dhe Planin e veprimit për integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptias për përiudhën 2009 – 2015.  Kjo strategji ka për qëllim kryesor përmirësimin e kushteve të jetës së këtyre tri komuniteteve, si dhe integrimin e plotë të tyre në shoqëri. Për më shumë, kjo strategji ofron kornizën adekuate për të ju mundësuar këtyre komuniteteve kushtet e nevojshme me qëllim që ata të gëzojnë mundësi të barabarta të punësimit, dhe të casjes në instituticonet publike.

Qeveria e Kosovës, duke pasë si qëllim primar ndërtimin e një shteti demokratik, respektimin e vlerave demokratike dhe integrimin në Bashkimin Evropian, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet vendore dhe ato ndërkombtare, agjencitë dhe shoqërinë civile, është duke bërë përpjekje serioze për zbatimin e politikave për të drejtat e njeriut, veçanërisht të komuniteteve jo shumicë. Përmes bazës ligjore të ndërtuar sipas parimeve ndërkombtare, si dhe përmes politikave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Qeveria e Kosovës tregon përkushtim të plotë për integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në të gjitha sferat e shoqërisë Kosovare.

Përkundër përkushtimit të vazhdueshëm dhe angazhimit të institucioneve, janë evidentuar disa vështirësi dhe sfida në zbatimin efikas të strategjisë, ndër të cilat mund të theksohen mungesa e informacioneve për disa veprime, vështirësi të koordinimit në mes të institucioneve si dhe komunikimit ndërmjet tyre. Më konkretisht, duhet të punohet më shumë për ti tejkaluar vështirësitë lidhur me regjistrimin civil, regjistrimin në shkolla si dhe krijimin e kushteve të jetesës për personat e riatdhesuar.

Duke e pasur parasysh rëndësinë e kësaj cështjeje në agjendën Evropiane të Kosovës, si dhe kërkesat e dalura nga studimi i fizibilitetit për Kosovën dhe Liberalizimi i Vizave, Ministria për Integrime Evropiane është angazhuar të monitorojë me kujdes këtë proces me qëllim që të arrihet një rezultat i kënaqshëm i zbatimit të planit të veprimit për këtë strategji.

Sot do të prezantohet raporti mbi zbatimin afatmesëm të strategjisë për integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian për vitin 2012. Ky raport pasqyron situatën aktuale të zbatueshmërisë së strategjisë, të arriturat, ngecjet dhe sfidat që hasin institucionet dhe organizatat relevante në zbatimin e veprimeve. Qëllimi i këtij raporti është që të vë në pah aktivitetet që janë ndërmarrë dhe vazhdojnë të ndërmerren në drejtim të realizimit të objektivave të përmbajtura në Planin e Veprimit  nga Qeveria e Kosovës si dhe në identifikimin e problemeve dhe sfidave në zbatimin e këtij Plani të Veprimit.

Të nderuar,

Natyra ndër-sektoriale e kësaj strategjie, dhe involvimi i aktorëve të ndryshëm në zbatimin e saj, bën që koordinimi të ketë rëndësi të vecant në zbatimin efikas të strategjisë. Une ftoj institucionet përgjegjëse të prioritizojnë zbatimin e strategjisë dhe të bashkpunojnë sa më shumë me qëllim që t’i tejkalojmë ngecjet e evidentuara në zbatimin e veprimeve në këtë strategji.

Ju faleminderit,

 

Last modified: 16 Gusht, 2022

2 Responses to " Mbahet Konferenca për Prezentimin e Raportit për Integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkali, dhe Egjiptian "

  1. … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-konferenca-per-prezentimin-e-raportit-per-integrimin-e-komuniteteve-rom-ashkali-dhe-egjiptian/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More Info here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-konferenca-per-prezentimin-e-raportit-per-integrimin-e-komuniteteve-rom-ashkali-dhe-egjiptian/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *