Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Migrimi Ilegal – armiku më madh i liberalizimit të vizave

10 Korrik, 2013

Prishtinë, 10 korrik. 2013 – Me iniciativën e Ministrës Çitaku, sot u mbajt takimi bashkrendues me institucionet përgjegjëse për luftimin e kontrabandimit me qenie njerzore.  Në takim morrën pjesë Ministri i Punëve të Brendshme Z. Bajram Rexhepi, Kryeprokurori i Shtetit z. Ismet Kabashi, Drejtori i Policisë së Kosovës z. Shpend Maxhuni dhe udhëheqësi I Divizionit Ekzekutiv I EUELX-it z. Mattsson.

Në takim u diskutua shqetësimi i përbashkët rreth rritjës së numrit të azilkërkueve nga Kosova të cilët janë duke e shfrytëzuar teritorin e Sërbisë për të kaluar në mënyrë të parregullt kufirin Hungarez. Ministrja Citaku dhe të pranishmit u pajtuan që Kosovarët nuk kualifiokohen për azilkërkues në vendet e BE-së pasi që Kosova nuk konsiderohet vend i krizave ku të drejtat themelore ju cenohen individëve të cilësdo përkatësi etnike, religjioze apo gjinore.

Në takim u konstatua se personat që bien pre e këtyre mashtimeve, rrezikojnë sigurinë e tyre personale, shpenzojnë mjete të panevojshme dhe përfundojnë në qendra për azilkërkues të cilët në një afat shumë të shpejtë do të riatdhesohen në Kosovë dhe do t’ju ndalohet hyrja në zonën Shengen për 3-5 vitet e ardshme.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Z. Maxhuni njoftoi të pranishmit që tashmë kanë nisur disa hetime të cilat do të rezultojnë të sukseshme të cilat kanë për qëllim hetimin dhe arrestimin e atyrë që ofrojnë shërbime të kontrabandimit por edhe atyrë që e fasilitojnë këtë proces.

Nga EULEX-i u kërkua që të ketë nja bashkpunim të ngushte me Institucionet e BE-së si Europoli dhe të sigurohet bashkpunim i afërt me institucionet e Kosovës, Sërbisë por edhe shteteve anëtare të BE-së për ta luftuar së bashku këtë dukuri e cila është pjesë e krimit të organizuar.
Në fund të takimit u organizua edhe një konferencë për shtyp me c’rast Ministrat Citaku dhe Rexhepi i informuan gazetarët dhe e potencuan edhe njëherë që e ardhmja e Kosovarëve është në Kosovë, ata në Kosovë duhet ta gjejnë dhe ta krijojnë të ardhmën e tyre, përderisa Azil kërkimi apo Migrimi Ilegal është një e kaluar e hidhur e cila nuk do të duhej të përsëritët në të ardhmën. Më pastaj të dy Ministrat ju përgjigjen pyetjeve të shumta të gazetarëve.

 

Last modified: 16 Gusht, 2022

2 Responses to " Migrimi Ilegal – armiku më madh i liberalizimit të vizave "

  1. … [Trackback]

    […] Find More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/migrimi-ilegal-armiku-me-madh-i-liberalizimit-te-vizave/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/migrimi-ilegal-armiku-me-madh-i-liberalizimit-te-vizave/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *