Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Takime me përfaqësues të shteteve anëtare të BE-së në Bruksel dhe Eurodeputetë

24 Prill, 2013

Bruksel, 24 prill 2013 – Ministrja Çitaku takoi sot përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së në Grupin Punues për Rajonin e Ballkanit Perëndimor (COWEB) . Gjithashtu, në një takim të ndarë Ministrja Çitaku, së bashku me Zëvëndës Kryeministren, njëherësh, Ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Znj. Mimoza Kusari – Lila, takuan Eurodeputëtët anëtarë të Grupit Punues për Ballkanin Perëndimor.

Gjatë takimit me përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së, Ministrja Çitaku zhvilloi diskutim të hapur mbi hapat e radhës sa i përket agjendës Evropiane të Kosovës dhe rolin e vendeve anëtare në këtë proces. Ministrja Çitaku kërkoi nga këto vende të na përkrahin edhe më tutje me procesin e liberalizimit të vizave. Ajo i siguroi që reformat e nevojshme janë duke u marrë nga vendi jonë.

Ministrja Çitaku dha një pasqyrë të angazhimeve në vazhdim të cilat do të ndihmojnë në përfundim të përshpejtuar të negociimit të procesit të arritjes së Marrëveshjesh për Stabilizim dhe Asociim, fillimi i të cilës pritet të vendoset përfundimisht në qershor nga shtetet anëtare”.  Ministrja Çitaku deklaroi qe “permbyllja e dialogut të lehtësuar nga BE për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë duhet të pasohet me një angazhim të përqendruar në përmbushjen e reformave, zhvillimin ekonomik dhe luftën kundër korrupsionit.”

Përfaqësues të vendeve anëtare  shprehën konsiderata të larta për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe njëkohësisht shprehën përkrahjen e tyre për hapat e radhës të Kosovës në proceset integruese.

Gjatë takimit me Eurodeputet të Grupit Punues për Ballkanin Perëndimor, Ministrja Çitaku i falenderoi eurodeputetët për miratimin e rezolutës për Kosovën në Parlamentin Evropian e cila i bëri thirrje vendeve që nuk e kanë njohur ende pavarsinë e kosovës ta bëjnë një gje të tillë sa më shpejt. Zëvendës Kryeministrja Kusari – Lila i njoftoi Europarlamentarët për reformat e ndërmarra në përmbushjen e kritereve afatshkurtëra të cilat do të shërbejnë për të filluar negociatat tregtare të pergatitura maksimalisht.

 

Last modified: 16 Gusht, 2022

5 Responses to " Takime me përfaqësues të shteteve anëtare të BE-së në Bruksel dhe Eurodeputetë "

  1. … [Trackback]

    […] Read More Information here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/takime-me-perfaqesues-te-shteteve-anetare-te-be-se-ne-bruksel-dhe-eurodeputete/ […]

  2. HoyleCohen thotë:

    … [Trackback]

    […] Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/takime-me-perfaqesues-te-shteteve-anetare-te-be-se-ne-bruksel-dhe-eurodeputete/ […]

  3. 티비위키 thotë:

    … [Trackback]

    […] There you will find 79420 more Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/takime-me-perfaqesues-te-shteteve-anetare-te-be-se-ne-bruksel-dhe-eurodeputete/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/takime-me-perfaqesues-te-shteteve-anetare-te-be-se-ne-bruksel-dhe-eurodeputete/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *