Bruksel, 24 prill 2013 – Pas takimeve me përfaqësuesit e Shteteve Anëtare të BE-së dhe Eurodeputetët kyç për Ballkanin Perëndimor, Ministrja Çitaku dhe Zëvendës Kryeministrja Kusari – Lila takuan Komisionerin për Zgjerim, z. Štefan Füle.
Gjatë takimit me Komisionerin Füle, Ministrja Çitaku dhe Zëvendës Kryeministrja Kusari – Lila njoftuan Komisionerin Fule për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe progresin e arritur në fushën e integrimit Evropian. Bashkëbiseduesit zhvilluan diskutim konstruktiv lidhur me progresin në përmbushjen e kritereve afatshkurta në katër fushat e identifikuara në Studimin e Fizibilitetit për fillimin e negocimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit si dhe për rekomandimin e shteteve anëtare që dialogu i MSA-së të fillojë.
Ministrja Çitaku tha: “Ky është një lajm shumë i mirë për Kosovën, dhe jemi shumë optimist se vendimi i shteteve anëtare për fillimin e negociatave të MSA në Qershor të këtij viti do të jetë një vendim pozitiv. Kjo e përmbushë një premtim të vjetër, premtimin për një perspektivë Evropiane për Kosvën dhe të gjithë qytetarët e saj. Mirëpo, ne e dijmë që ky është vetëm një fillim dhe mbetet shumë për të bërë dhe na duhen reforma, por duke e parë përgatitjen dhe punën tonë për të përbushur kriteret afatshkurtëra në këta muajt e fundit unë mbetem jashtëzakonisht optimiste, sidoqoftë edhe një hërë dua të theksoj se unë si Ministre e Integrimit Evropian jam shumë e gëzuar tani që do te mundemi ti fokusojmë energjitë tona në zbatimin e reformave” përfundoi, Ministrja Çitaku.
Komisioneri Füle nënvizoj rëndësinë e arritjes së marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë dhe vlerësoj lartë konstruktivitetin dhe përkushtimin e Kosovës për ndërtimin e marrëdhenieve të mira fqinjësore si një nga kushtet themelore në kuadër të procesit të anëtarsimit në Bashkimin Europian. Komisioneri Fule ndër të tjera tha: ” Komisioni Europian, këtë të hënë ja ka dërguar këshillit të BE-së propozimin e tij për direktivat negociuese për fillimin e MSA-së. Ne e kemi pasur të mundshme ta bëjmë këtë pasi që Kosova ka punuar shumë për të përmbushur kriteret afat-shkurtëra të identifikuara nga ne në studimin e fizibilitetit mbi sundimin e ligjit, administratën publike, mbrojten e minoriteteve dhe tregtisë dhe publikisht dua ta përgëzoj Kosovën për punën e bërë”.
Last modified: 16 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-takoi-komisionerin-per-zgjerim-z-stefan-fule/ […]
… [Trackback]
[…] Here you will find 64898 additional Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-takoi-komisionerin-per-zgjerim-z-stefan-fule/ […]