Integrimi Evropian

Përgatitjet për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit

26 Prill, 2013

Me 25-26 prill 2013, nën organizimin e Ministrisë së Integrimit Evropian, është mbajtur punëtoria dy ditore lidhur me negociimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Punëtoria është organizuar me përkrahjen e UNDP-s.

Gjatë punëtorisë dy ditore ekspertët nga Republika e Kroacisë kanë ligjeruar lidhur me përvojën e Kroacisë në kuadër të procesit të negociimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe negociatave të anëtarsimit. Ligjërues nga Kroacia ishin znj, Tamara Obradovic Mazal, ish Zevendës Kryenegociatorja e Kroacisë, znj. Marija Pejcinovic Buric, ish Sekretarja e Shtetit të Ministrisë së Integrimit dhe znj. Dubravka Vlasic Plese, Sekretarja e Ekipit Negociator.

Në punëtorinë e organizuar kanë marr pjesë rreth 50 pjesëmarrës nga të gjitha institucionet shtetërore, njëherit anëtarë të strukturave për negociatat e MSA-së ndërmjet Kosovës dhe BE-së.

Kosova dhe Bashkimi Evropian presin fillimin e negociatave për MSA gjatë këtij vitit, gjegjësisht pas marrjes së dritës së gjelbert nga Këshilli i BE-së në muajin qërshor 2013.

Last modified: 16 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *