Prishtinë, 29 prill 2013 – Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, u takua sot me Komisionin Parlamentar për Integrim Evropian të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Qëllimi i takimit ishte raportimi i Ministres Çitaku para Komisionit për Integrim Evropian lidhur me zhvillimet e fundit në agjenden Evropiane.
Gjatë takimit, Ministrja Çitaku njoftoi Komisionin Parlamentar lidhur me përmbushjen e kritereve afatshkurtëra për negociimin e Marrëveshjes së Stabilizim Ascoiimi (MSA), si dhe rekomandimin e Komisionit Evropian për fillimin e negociatave për MSA-në. Ministrja Çitaku poashtu potencoi rëndësin e arritjes së marrëveshjes për normalizimin e marrëdhenieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si pjesë e kriterit për marrëdheniet të mira fqinjësorë për të gjitha vendet aspirante për anëtarsim në BE. Tani mbetet që Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian në muajin qershor të konfirmon fillimin e negociatave për MSA-në ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Poashtu, anëtarët e Komisionit Parlamentar u njoftuan me strukturën negociuese për MSA të miratuar nga Qeveria.
Sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, Ministrja Çitaku e njoftoj Komisionin Parlamentar për Planin e Veprimit për Liberalizimin e Vizave. Poashtu, Ministrja Çitaku i njoftoi pjesëmarrësit që Komisionin Evropian do të zhvillon misionin e radhës fakt-mbledhës për përmbushjen e kritereve të udhërrefyesit për liberalizimin e vizave gjatë muajëve të verës. Poashtu, gjatë verës do të mbahet takimi i tretë i zyrtarëve të lartë për liberalizimin e vizave.
Gjatë takimit, anëtarët e Komisionit Parlamentar kanë parashtruar një sërë pyetjesh lidhur me agjendën Evropiane dhe aktivitetet e Ministrisë së Integrimit Evropian dhe Qeverisë për përmbushjen e detyrave që rrjedhin nga agjenda Evropiane.
Last modified: 16 Gusht, 2022