Prishtinë, 1 shkurt 2016 – Zëvendësministri i Integrimit Evropian, z. Ramadan Ilazi, ka pritur sot në takim një delegacion të shtetit suedez, të kryesuar nga sekretarja e shtetit (zëvendësministre) për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Suedisë znj. Ulrika Modeer.
Në takim kanë biseduar për bashkëpunimin bilateral midis të dyja shteteve, agjendën evropiane të Kosovës e me theks të veçantë për procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët si dhe implementimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, të nënshkruar në mes Kosovës dhe BE-së.
Zëvendësministri Ilazi, ka falënderuar znj.Modeer për përkrahjen e vazhdueshme që populli dhe Qeveria e Suedisë i ka ofruar Republikës së Kosovës, sidomos në fushën e sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut dhe integrimit evropian. Vetëm për periudhën 2014-2020, Suedia do ta përkrahë Kosovën me afër 70 milion euro, në kuadër të marrëveshjes për bashkëpunim të nënshkruar mes të dyja vendeve në tetor të vitit që shkoi.
Zëvendësministri Ilazi, e ka njoftuar znj. Modeer me punën dhe angazhimin e institucioneve të Kosovës në kuadër të procesit të integrimit evropian. Sa i përket MSA-së ka thënë se është miratuar Programi kombëtar për zbatim të MSA-së, ndërsa sa i përket liberalizimit të vizave ka theksuar se më 15 janar është dorëzuar inputi i fundit për plotësimin e tetë rekomandimeve për liberalizimin e vizave nga raporti i 18 dhjetorit 2015 i Komisionit Evorpian. “Tani jemi në pritje të realizohet vizita e paralajmëruar e komisionerit të BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos, në Kosovë, në mënyrë që të lëvizim tutje në këtë proces me rekomandimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka thënë zëvendësministri Ilazi.
Ndërkaq sekretarja e shtetit (zëvendësministre) për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Suedisë znj. Ulrika Modeer, ka theksuar se Kosova dhe Suedia janë partner të fortë dhe ka vlerësuar lartë bashkëpunimin në mes të dyja vendeve.
Po ashtu ka rikonfirmuar mbështetjen e shtetit të Suedisë ndaj procesit të liberalizimit të vizave si dhe agjendës evropiane të Kosovës në përgjithësi.
“Kosova dhe Suedia kanë partneritet për një kohë të gjatë në reforma dhe zhvillim duke pasur fokus klimën dhe mjedisin, qeverisjen demokratike, reformën e administratës publike si dhe zhvillimin ekonomik. Pasi që Kosova është duke lëvizur më pranë BE-së, ne jemi fokusuar në reformat dhe respektimin e të drejtave të njeriut, në mënyrë që të promovohet zhvillimi socio-ekonomik. Në aspektin ekonomik, mbështetja bilaterale e Suedisë në Kosovë arrin në rreth 9 milion euro në vit”, ka theksuar znj. Modeer.
Last modified: 11 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Read More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/suedia-perkrahese-e-fuqishme-e-integrimit-te-kosoves-ne-be/ […]
… [Trackback]
[…] Read More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/suedia-perkrahese-e-fuqishme-e-integrimit-te-kosoves-ne-be/ […]