Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Raundi i Dialogut për Procesin e Stabilizim Asociimit për Drejtësi, Liri dhe Siguri në mes të Kosovës dhe BE-së përfundon sot në Prishtinë

27 Janar, 2016

Prishtinë, 27 janar 2016 – Një takim për drejtësi, liri dhe siguri në mes të zyrtarëve të autoriteteve të Kosovës dhe BE-së ka përfunduar sot në Prishtinë, si pjesë e raundit të Dialogut për Procesin e Stabilizim Asociimit (PSA) për vitin 2016.

Gjatë kësaj ngjarjeje dy ditore, zyrtarët e Komisionit Evropian (KE) kanë nënvizuar nevojën për emërime transparente, të bazuara në meritë dhe jo të politizuara të organeve të pavarura rregullatore, ndërmarrjeve publike si dhe institucioneve publike, në mënyrë që të sigurohet funksionim  i tyre efektiv dhe i pavarur, me fokus të veçantë në emërimet e fundit.

Një tjetër çështje e ngritur ishte nevoja për një sistem të zbatueshëm për konfiskimin e pasurive, për të siguruar luftimin efektiv të korrupsionit dhe krimit të organizuar. KE po ashtu theksoi nevojën për një funksionim efektiv dhe të pavarur të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Ai nënvizoi nevojën për të shënuar progres në rregulloren e punës së Kuvendit me synimin për të fuqizuar mbikëqyrjen e ekzekutivit nga ana e Kuvendit dhe për të shënuar progres në reformën zgjedhore dhe financimin e partive politike.

Detaje të tjera

Lidhur me çështjet e brendshme, palët shkëmbyen pikëpamje për mbrojtjen e dëshmitarëve, regjistrin civil dh menaxhimin e integruar të kufirit. Në luftën kundër krimit të organizuar, fokusi ishte në konfiskimin e pasurive dhe shpëlarjen e parave, luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore dhe narkotikë, anti-terrorizmin dhe kontrabandimin e emigrantëve, me një theks mbi nevojën për të zhvilluar një sistem të qëndrueshëm të regjistrimit. Sa i përket luftimit të korrupsionit, fokus ishte dhënia e rezultateve nga institucionet dhe nevoja për përmirësimin e bashkëpunimit ndër-institucional në luftimin e korrupsionit.

Sa i përket gjyqësorit, autoritetet kosovare përditësuan për funksionimin e gjykatave, zyrave prokuroriale dhe këshillave relevante dhe reformave gjyqësore. U tha që ende duhet të bëhet shumë punë për fuqizimin e llogaridhënies, profesionalizmit dhe kompetencës së gjyqësorit.

Lidhur me të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, është diskutuar puna që kërkohet pas miratimit të pakos me ligjet për të drejtat e njeriut në vitin e kaluar, duke u fokusuar veçanërisht në burgje, mbrojtje të të dhënave personal edhe të drejta të pronës dhe të drejta të fëmijëve, personave me aftësi të kufizuara dhe komunitetit LGBTI. Në diskutimet për lirinë e shprehjes, është ngritur çështja ende e pazgjidhur e financimit të RTK-së. Të dyja palët po ashtu diskutuan nevojën për drejtësi tranzicionale, ballafaqimi me të kaluarën dhe qartësimi i vendndodhjes së personave të zhdukur që nga konflikti.

Sa i përket mbrojtjes dhe respektimit të komuniteteve minoritare, palët u pajtuan që strategjia e re për integrimin e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas duhet të finalizohet shpejt në mënyrë përfshirëse, duke konsideruar të gjitha palët përkatëse të interesit. Qeveria është zotuar të përmirësojë jetesën e këtyre komuniteteve më të ndjeshme. Në këtë takim u mbuluan edhe zbatimi i ligjit për gjuhët zyrtare dhe korniza institucionale për komunitete.

Sa i përket mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore, të dyja palët diskutuan funksionimin dhe punën e Këshillit për Zbatim dhe Monitorim (IMC), buxhetin dhe burimet e alokuara për mbrojtjen e vendeve të trashëgimisë kulturore si dhe për incidentet dhe aktivitetet ilegale që bëhen në këto vende.

Takimi i Dialogut për PSA për Drejtësi, Liri dhe Siguri, konkluzionet e të cilit do të jenë pjesë e Raportit për Kosovën këtë vit, është organizuar bashkërisht me Ministrinë e Integrimeve Evropiane.

Informata mbi historikun

Dialogu për PSA është një kornizë në kuadër të së cilës Komisioni Evropian dhe administrata e Kosovës diskutojnë rregullisht çështjet teknike dhe politike lidhur me agjendën evropiane. Takimet sigurojnë të dhëna direkte për raportin vjetor të Komisionit Evropian. Dialogu i PSA-së monitoron dhe përcjell reformat në Kosovë, veçanërisht për sa i përket prioriteteve të përcaktuara në Partneritetin Evropian, dhe po ashtu identifikon mënyrën se si BE-ja mund të ndihmojë në këtë proces.

Shtatë fusha mbulohen në këto takime sektoriale, dhe ato ndjekin nga afër formatin e dialogut që e ka BE-ja me kandidatët e tjerë dhe me kandidatët potencialë. Këto shtatë sektorë janë: Drejtësi, Liri dhe Siguri; Inovacion, Shoqëri Informative, Politikë Sociale, Arsim dhe Kulturë; Tregti, Industri, Dogana dhe Tatim; Treg të Brendshëm, Konkurrencë, Mbrojtje të Konsumatorëve dhe të Shëndetit; Bujqësi, Peshkatari, Pylltari, Siguri të Ushqimit; Transport, Mjedis, Energji, Zhvillim Rajonal; Çështje Ekonomike dhe Financiare, Statistikë.

Takimet sektoriale dhe plenare të Dialogut për PSA bashkë-kryesohen nga Komisioni Evropian dhe qeveria. Çdo takim rezulton në veprimet që do të ndërmerren nga autoritetet kosovare. Një takim plenar, në të cilin do të diskutohen prioritetet për reformim, pritet të mbahet në korrik 2016. Konkluzionet nga këto takime postohen në uebfaqen e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesit Special të BE-së.

 

Last modified: 11 Gusht, 2022

8 Responses to " Raundi i Dialogut për Procesin e Stabilizim Asociimit për Drejtësi, Liri dhe Siguri në mes të Kosovës dhe BE-së përfundon sot në Prishtinë "

  1. พรมรถ thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/raundi-i-dialogut-per-procesin-e-stabilizim-asociimit-per-drejtesi-liri-dhe-siguri-ne-mes-te-kosoves-dhe-be-se-perfundon-sot-ne-prishtine/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/raundi-i-dialogut-per-procesin-e-stabilizim-asociimit-per-drejtesi-liri-dhe-siguri-ne-mes-te-kosoves-dhe-be-se-perfundon-sot-ne-prishtine/ […]

  3. Travis Hinnen thotë:

    Fantastic post however , I was wondering if you could write a litte more on this subject? I’d be very grateful if you could elaborate a little bit further. Cheers!

  4. … [Trackback]

    […] Find More on to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/raundi-i-dialogut-per-procesin-e-stabilizim-asociimit-per-drejtesi-liri-dhe-siguri-ne-mes-te-kosoves-dhe-be-se-perfundon-sot-ne-prishtine/ […]

  5. … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/raundi-i-dialogut-per-procesin-e-stabilizim-asociimit-per-drejtesi-liri-dhe-siguri-ne-mes-te-kosoves-dhe-be-se-perfundon-sot-ne-prishtine/ […]

  6. … [Trackback]

    […] Here you can find 10467 more Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/raundi-i-dialogut-per-procesin-e-stabilizim-asociimit-per-drejtesi-liri-dhe-siguri-ne-mes-te-kosoves-dhe-be-se-perfundon-sot-ne-prishtine/ […]

  7. … [Trackback]

    […] Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/raundi-i-dialogut-per-procesin-e-stabilizim-asociimit-per-drejtesi-liri-dhe-siguri-ne-mes-te-kosoves-dhe-be-se-perfundon-sot-ne-prishtine/ […]

  8. content thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/raundi-i-dialogut-per-procesin-e-stabilizim-asociimit-per-drejtesi-liri-dhe-siguri-ne-mes-te-kosoves-dhe-be-se-perfundon-sot-ne-prishtine/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *