Prishtinë, 1 Dhjetor 2016 – Sot Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes financiare për IPA 2015 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Programi i Instrumentit t të Para-Anëtarësimit (IPA) 2015 dhe marrëveshja financiare e cila e zbaton atë është përgatitur nën udhëheqjen e Ministrisë së Integrimit Evropian dhe paraprakisht pajtuar ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe atyre të BE-së, me qëllim të financimit të 16 projekteve në vlerë prej 78 milionë eurosh nga ana e BE-së dhe me një bashkëfinancim prej 3 milionë eurosh nga ana e Kosovës.
Programi për herë të parë është bazuar në qasjen e re të përkrahjes për sektorë në kuadër të IPA 2 (IPA për periudhën 2014-2020), dhe me këtë rast është fokusuar në tre sektorë kryesorë:
– Sundimi i ligjit;
– Energjia; dhe
– Bujqësia dhe zhvillimi rural.
Përveç këtyre sektorëve, si përkrahje më horizontale, do të mbështeten edhe procesi i integrimit evropian dhe përafrimi ligjor me BE-në, si dhe nevojat për financim që rezultojnë nga dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Last modified: 10 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Read More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ratifikohet-marreveshja-financiare-ipa-2015-ndermjet-kosoves-dhe-be-se/ […]