Integrimi Evropian

Mbahet takimi koordinues me donatorët

5 Dhjetor, 2016

Prishtinë, 5 Dhjetor 2016 – Sot nën organizimin e Ministrisë së Integrimit Evropian u mbajt takimi koordinues me komunitetin e donatorëve. Takimin e hapi Zëvendës Ministrja Statovci-Demaj e cila vlerësoj lartë angazhimin dhe mbështetjen e donatorëve të cilët vazhdojn të mbështesin prioritetet kyçe të cilat janë duke përmiresuar mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

Gjatë takimit u prezantua draft Raporti për Koordinimin e Donatorëve për vitin 2015 dhe njëkohësisht u diskutua asistenca e donatorëve në katër komunat në veriun e Kosovës. Donatorët u njoftuan për zhvillimet e fundit në kuadër të agjendës Evropiane, siç është mbajtja e Këshillit të Stabilizim Asociimit, qasjen e Kosoves në Programet e BE-së dhe zbatimin e Agjendës Evropiane të Reformave.

 

Last modified: 10 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *