Prizren, 12 Dhjetor 2016 – Sot në Prizren, në kuadër të fushatës që Ministria e Integrimit është duke e realizuar në bashkëpunim me organizatën joqeveritare Voice of RAE, filloi raundi i dytë i takimeve me qytatarët nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian.
Në këtë takim ku ishte e pranishme edhe Zëvendës Ministrja e Integrimit Evropian znj. Anila Statovci Demaj u diskutua në lidhje me migrimin e parregullt, pasojat e tij dhe procesin e riintegrimit.
Të pranishmit u fokusuan kryesisht në aspektin e punësimit, si forma më e mirë që siguron riintegrim të qendrueshëm. Zëvendës Ministrja u zotua se takime të tilla do të mbahen edhe në të ardhmen dhe se MIE do të vazhdojë të punojë në informim të qytarëve në lidhje me migrimin e parregullt si dhe ndërlidhjen e tij me procesin e liberalizmit të vizave.
Takimi i radhës do të mbahet nesër nga ora 13:00, në fshatin Gurrakoc, Istog. Së shpejti do të organizohen takime edhe në komunën e Pejës, Gjakovës dhe Fushë Kosovës.
Last modified: 10 Gusht, 2022