Prishtinë, 30 Nëntor 2016 – Sot, Zëvendës Ministrja Statovci-Demaj priti në takim z. David Cullen, Shefin e Njësisë për Kosovë dhe Maqedoni pranë Drejtoratit të Përgjithshëm të Zgjerimit dhe Politikave Evropiane të Fqinjësisë të Komisionit Evropian.
Gjatë takimit u diskutuat progresi i institucioneve të Kosovës në përmbushjen e dy kritereve të fundit për liberalizimin e vizave, më c ‘rast Zëvendës Ministrja Statovci Demaj në veçanti njoftoj z. Cullen për progresin e arritur në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Po ashtu, u diskutuan hapat e ardhshëm në kuadër të monitorimit të përmbushjes së prioriteteve që burojnë nga Agjenda Evropiane e Reformave, e lansuar më 10 nëntor 2016.
Folësit shkëmbyen mendimet për takimin e fundit të Këshillit të Stabilizim Asociimi dhe hapat e ardhshëm në kuadër të organizimit të takimeve të radhës të Komitetit Stabilizim Asociimi dhe nën-komiteteve respekt ivë. Zëvendëse Ministrja e njoftoj z. Cullen për përgatitjet që po bëhen në kuadër të qasjes së Kosovës në programet e BE-së pas nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë për Programet e BE-së ndërmjet Kosovës dhe BE-së.
Last modified: 10 Gusht, 2022