Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Qeveria e Republikës së Kosovës diskutoj për Skemën e profesionistëve të Rinj dhe vlerësimin e kapaciteteve administrative të ministrive të linjës.

2 Tetor, 2013

Prishtinë, 2 tetor 2013. – Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt në të cilën ka miratuar rregullore, udhëzime administrative dhe vendime nga fushat e saja të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore. Ne rend të ditës ishin edhe pikat nga Ministria e Integrimit Evropian si;

– Njoftimi i kabinenit qeveritarë për sistemin e bursistëve të bursës së bashkimit Evropian “Skema e profesionistëve të Rinj”, për pozitat deficitare në Kosovë, dhe pika e dytë që ishte,
– Njoftimi i Kabinetit qeveritarë për nisjen e projektit të Bashkimit Evropian për vlerësimin e kapaciteteve administrative të ministrive të linjës.

Në fjalën e sajë të mbledhjes së Qeverisë, Ministrja Çitaku tha se;

“Bursistëst e vitit të kaluar tani më kanë përfunduar studimet e tyre Master në universitetet prestigjioze evropiane dhe një pjesë e bursistëve tani më kanë filluar punën në institucionet shtetërore, ndërsa pjesa më e madhe janë në pritje të ftesës së institucioneve qeveritare për punësim”.


I nderuari Kryeministër,
Të nderuar zëvendëskryeministra,
Të nderuar ministra,

Dëshiroj të ju njoftoj mbi zhvillimet e fundit sa i përket dy çështjeve të rëndësishme që ndërlidhen ngushtë me reformen e administrates publike, në kuadër të procesit të integrimit Evropian.

Më lejoni të filloj me sistemimin e bursistëve të burses së Bashkimit Evropian “Skema e Profesionistëve të Rinj” për pozitat deficitare në Kosovë.

Bursistëst e vitit të kaluar tani më kanë përfunduar studimet e tyre Master në universitetet prestigjioze evropiane dhe një pjesë e bursistëve tani më kanë filluar punën në institucionet shtetërore, ndërsa pjesa më e madhe janë në pritje të ftesës së institucioneve qeveritare për punësim.

Nga 26 bursistët e gatshëm për punë:

– 11 kanë specializuar në fushën e ekonomisë dhe financave publike,
– 3 bursistë kanë specializuar në ekonometri,
– 1 në inxhinieri biomjekësore,
– 8 në çështjet evropiane dhe politikat publike, dhe
– 3 kanë janë specializuar për legjislacionin e BE-së.

Institucionet e Kosovës dhe studentët kanë obligim të ndërsjellë kontraktual për punësimin e tyre në pozitat e shërbyesve civilë në ndonjërin nga institucionet e Republikës së Kosovës, sipas kushteve të kontratës të nënshkruar me Qeverinë e Kosovës dhe Komisionin Evropian.

Ministria e Integrimit tashmë i ka njoftuar të gjitha ministritë dhe u ka dërguar informatat e duhura për bursistët, duke përfshirë edhe specializimet e tyre, kohën se kur mund të fillojë punësimin dhe të dhënat e tjera relevante.

Zyra e BE-së në Kosovë vitin e kaluar ka zhvilluar vlerësimin e projektit. Raporti i vlerësimit të projektit për periudhën 2004-2011 ka treguar që ndikimi i këtij projekti ishte shumë i suksesshëm në ngritjen e profesionalizimit dhe efikasitetit të shërbimit civil.

Kujtoj se ngritja e kapaciteteve për shërbimin civil është një prej parakushteve esenciale për realizimin e obligimeve tona në kuadër të procesit të Stabilizim-Asociimit, prandaj Skema është mundësia më e mirë për të avancuar kapacitetet administrative të institucioneve qeveritare.

Me këtë rast, ftoj kolegët ministra që të angazhohen për punësimin e bursistëve në pajtim me obligimin tonë kontraktual si Qeveri.

Në fund, më lejoni të falenderoj për bashkëpunim në veçanti, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Ministrinë e Bujqësisë dhe Ministrinë e Kulturës të cilët vitin e kaluar kanë qenë përfitues më të mëdhenj të bursistëve të “Skemes së Profesionistëve të Rinj”.

I nderuari Kryeministër,
Të nderuar zëvendëskryeministra,
Të nderuar ministra,

Sa i përket pikës së dytë, siç ju kam njoftuar me herët, Ministria e Integrimit në bashkëpunim me Komisionin Evropian, Zyrën e Kryeministrit dhe Ministrinë e Administratës Publike ka hartuar projektin për vlerësimin e kapaciteteve të administratës qendrore, respektivisht të Departamenteve për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave dhe Departamenteve Ligjore në ministritë e linjës.

Dëshiroj t’u njoftoj që projekti për vlerësimin e kapaciteteve në kuadër të instrumentit Tëinning Light do të filloj këtë javë dhe do të ketë kohëzgjatje prej 6 muaj, deri në mars të vitit 2014.

Ky projekt do të kontribuoj drejtpërdrejt në procesin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimi duke mbështetur reformën e nevojshëm të administratës publike përmes realizimit efikas të procesit të transpozimit të acquis së BE-së në legjislacionin kombëtar të Kosovës si dhe forcimit të koordinimit të politikave.

Qëllimi i këtij projekti është të identifikoj masat e nevojshme që duhet të ndërmerren për të siguruar që institucionet kanë kapacitetet për të përballuar procesin e zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimi dhe nisjen e negociatave për anëtarsim në kuadër të 35 kapitujve të acquis.

Projekti i vlerësimit do të mbështetet financiarisht nga Komisioni Evropian dhe do të zbatohet nga një trup i pavarur profesional në mënyrë që të siguroj integritetin dhe transparencën e nevojshme.

Më hollësisht, ky projekt do të zbatohet nën udhëheqjen e Ministrisë Gjermane Federale të Ekonomisë dhe Teknologjisë, institucion gjerman që merret me koordinim dhe monitorim të transpozimit të acquis. Gjithashtu, projekti do të plotësohet nga ekspertë të shteteve të reja anëtare të BE-së, të cilat kanë kaluar në procesin e njëjtë të integrimit.

Projekti do të fokusohet në kryerjen e një analizë të detajuar të boshllëqeve dhe nevojave të  kapaciteteve profesionale të Ministrisë së Integrimit dhe të Departamenteve për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave dhe Departamenteve Ligjore të të gjitha ministrive. Për shkak të rolit shumë të kufizuar në kuadër të procesit të integrimit, Ministria e Forces, Ministria e Kthimit, Ministria e Jashtme dhe Ministria e Diaspores nuk do të përfshihen në vlerësimin e paraparë.

Duke u bazuar në këto analiza, do të hartohet një plan rekrutimi i cili ka për qëllim përvetësimin e stafit të ri me ekspertizë në fushat e kërkuara si dhe një plan konkret për ngritje të kapaciteteve të stafit egzistues.

Kjo iniciativë e Qeverisë është vlerësuar lartë nga Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare, dhe kemi pasur fatin që vendi më i madh anëtar i BE-së të tregon interesim për zbatimin e këtij projekti.

Në këtë drejtim, ftoj të gjithë kolegë ministra të japin përkrahjen e nevojshme për krijimin e parakushteve për të siguruar zbatimin e këtij projekti dhe për të krijuar një administratë efikase dhe profesionale të aftë për t’i përballuar sfidat në kudër të integrimit të Kosovës në BE.

 

Last modified: 15 Gusht, 2022

9 Responses to " Qeveria e Republikës së Kosovës diskutoj për Skemën e profesionistëve të Rinj dhe vlerësimin e kapaciteteve administrative të ministrive të linjës. "

  1. 다시보기 thotë:

    … [Trackback]

    […] Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/qeveria-e-republikes-se-kosoves-diskutoj-per-skemen-e-profesionisteve-te-rinj-dhe-vleresimin-e-kapaciteteve-administrative-te-ministrive-te-linjes/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/qeveria-e-republikes-se-kosoves-diskutoj-per-skemen-e-profesionisteve-te-rinj-dhe-vleresimin-e-kapaciteteve-administrative-te-ministrive-te-linjes/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Find More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/qeveria-e-republikes-se-kosoves-diskutoj-per-skemen-e-profesionisteve-te-rinj-dhe-vleresimin-e-kapaciteteve-administrative-te-ministrive-te-linjes/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/qeveria-e-republikes-se-kosoves-diskutoj-per-skemen-e-profesionisteve-te-rinj-dhe-vleresimin-e-kapaciteteve-administrative-te-ministrive-te-linjes/ […]

  5. … [Trackback]

    […] Read More here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/qeveria-e-republikes-se-kosoves-diskutoj-per-skemen-e-profesionisteve-te-rinj-dhe-vleresimin-e-kapaciteteve-administrative-te-ministrive-te-linjes/ […]

  6. … [Trackback]

    […] Find More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/qeveria-e-republikes-se-kosoves-diskutoj-per-skemen-e-profesionisteve-te-rinj-dhe-vleresimin-e-kapaciteteve-administrative-te-ministrive-te-linjes/ […]

  7. … [Trackback]

    […] Here you can find 88190 more Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/qeveria-e-republikes-se-kosoves-diskutoj-per-skemen-e-profesionisteve-te-rinj-dhe-vleresimin-e-kapaciteteve-administrative-te-ministrive-te-linjes/ […]

  8. Ulthera thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/qeveria-e-republikes-se-kosoves-diskutoj-per-skemen-e-profesionisteve-te-rinj-dhe-vleresimin-e-kapaciteteve-administrative-te-ministrive-te-linjes/ […]

  9. … [Trackback]

    […] Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/qeveria-e-republikes-se-kosoves-diskutoj-per-skemen-e-profesionisteve-te-rinj-dhe-vleresimin-e-kapaciteteve-administrative-te-ministrive-te-linjes/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *