Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Çitaku morri pjesë në Tryezën e Rrumbullakët për rolin dhe ndikimin e qendrave për mësim shtesë tek femijët e komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptian.

1 Tetor, 2013

Prishtinë, 1 tetor 2013 – Ministrja Çitaku morri pjesë në Tryezën e Rrumbullakët për rolin dhe ndikimin e qendrave për mësim shtesë tek femijët e komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptian.

 

Fjalimi i  plotë i Ministres gjatë takimit:

Të nderuar,

Integrimi i komuniteteve Rom, Ashkalinj dhe Egjiptian është proces shumë i rëndësishëm i ndërtimit të një shtetit demokratik dhe shumë etnik.
Përmes bazës ligjore të ndërtuar sipas parimeve ndërkombtare, si dhe përmes politikave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Qeveria e Kosovës tregon përkushtim të plotë për integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në të gjitha sferat e shoqërisë Kosovare.

Institucionet e Kosovës kanë demonstruar qartë angazhimin e tyre për integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, duke ndërmarrë hapa konkrete në zbatimin e strategjisë. Përkundër përkushtimit të vazhdueshëm dhe angazhimit të institucioneve, janë evidentuar disa vështirësi dhe sfida në zbatimin efikas të strategjisë, të cilat kanë rezultuar në stagnim të përmirësimit të realitetit për këto komunitete.

Duke e pasur parasysh rëndësinë e kësaj cështjeje në agjendën Evropiane të Kosovës, si dhe kërkesat e dalura nga studimi i fizibilitetit për Kosovën, Ministria për Integrime Evropiane është angazhuar të monitorojë me kujdes këtë proces me qëllim që të arrihet një rezultat i kënaqshëm i zbatimit të planit të veprimit për këtë strategji.

Një ekip është i angazhuar brenda Ministrisë për tu marrë vetëm me këtë cështje, me synim të shpejtimit të zbatimit të strategjisë. Momentalisht ky ekip është duke punuar në një vlerësim të përgjithshëm për zbatimin e strategjisë në nivelin lokal. Ky ekip do të angazhohet po ashtu në përmirësimin e kordinimit në nivelin qendror, si dhe to ta zhvillojë më tutje bashkpunimin me OJQ-të që punojnë me komunitetet në fjalë.

Pasi që në këtë tryezë po diskutohet për sektorin e arsimit vecanërisht, dëshiroj të theksoj se bazuar në raportin e fundit të progresit ka pasë një ngritjeje të konsiderueshme të regjistrimit në shkollën fillore, (nga 1404 në vitin 2011 në 6485 ne vitin 2012) dhe mund të themi që ky është një indikator i sukseshëm. Sa i përket arsimit të mesëm, ka pasur rritje nga 61 në 526 Roma, Ashkali dhe Egjiptian por kjo  reprezenton vetëm 14% të fëmijëve nga komunitetet në fjalë që ish dashur të vijojnë mësimin e mesëm.

Arsimi është një nga prioritetet kryesore të Qeverisë së Kosovës, dhe njihet si një ndër kriteret kyqe në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe luftimin e varfërisë. Për këto komunitete vecanërisht është e rëndësishme të punohet më shumë në këtë sektor si bazë për zhvillimin dhe integrimin e plotë të këtyre komuniteteve.

 

Ju faleminderit.

 

Last modified: 15 Gusht, 2022

3 Responses to " Ministrja Çitaku morri pjesë në Tryezën e Rrumbullakët për rolin dhe ndikimin e qendrave për mësim shtesë tek femijët e komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptian. "

  1. … [Trackback]

    […] Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-morri-pjese-ne-tryezen-e-rrumbullaket-per-rolin-dhe-ndikimin-e-qendrave-per-mesim-shtese-tek-femijet-e-komuniteteve-rome-ashkali-dhe-egjiptian/ […]

  2. go x app thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-morri-pjese-ne-tryezen-e-rrumbullaket-per-rolin-dhe-ndikimin-e-qendrave-per-mesim-shtese-tek-femijet-e-komuniteteve-rome-ashkali-dhe-egjiptian/ […]

  3. piano jazz music

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *