Integrimi Evropian

Ministrja Çitaku priti në darkë pune delegacionin Sllovak

1 Tetor, 2013

Prishtinë, 1 tetor 2013 – Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku priti në darkë pune delegacionin 15 anëtarësh të Parlamentit Sllovak, të cilët janë duke qëndruar në Kosovë si pjesë e organizimit të shkëmbimit të përvojave dyanënshe në cështjet që kanë të bëjnë me ndërrmarrjen e reformave, procesin e Integrimit Evropian si dhe rolin e parlamentit dhe komisioneve në këtë proces.

Grupit i deputetëve Sllovak kryesohej nga Z. Ivan Štefanec, Zëvendës-kryetar i partisë DS-SDKU, dhe Zëvendës-Kryetar i Komitetit për Çështje Evropiane, dhe në përbërje të deputetëve prezent ishin Z. Mikuláš Huba, Deputet dhe kryetar i Komisionit për Bujqësi dhe Mjedis në Parlamentin e Sllovakisë, Z. Juraj Droba, Zëvendës-Kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme, poashtu, anëtar i delegacionit Sllovak në Asamblenë Parlamentare të NATO-së dhe kreut të grupit parlamentar sllovak – Beneluks i cili është edhe anëtar themelues i partisë politike, Liria dhe Solidariteti “SAS”. Pjesë e delegacionit ishin edhe Z. Ivan Svejna, Z. Pavol Strba,  Z. Marek Travnicek, Z. Miroslav Kaduc, Z. Jozef Viskupic, Z. Antonin Cicon, Z. Jozef Miklosko Znj. Lucia Klapacova dhe Znj. Eliska Slavikova.

 

Last modified: 15 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *