Prishtinë, 8 prill 2016
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti përfaqësuesit e shteteve të Kuintit në Kosovë.
Gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, kryeministri Mustafa, theksoi progresin e shumanshëm që po arrihet në Kosovë.
Kryeministri Mustafa i njoftoi ambasadorët dhe përfaqësuesit e tjerë për fokusimin e plotë të Qeverisë së Kosovës në zhvillimin ekonomik dhe në proceset integruese evropiane.
Ndërkaq, duke iu referuar hyrjes në fuqi të MSA-së, kryeministri Mustafa theksoi faktin se Qeveria dhe qytetarët e Kosovës presin vendimin e BE-së për rekomandimin e datës për liberalizimin e vizave, duke pas parasysh se tashmë janë përmbushur të gjitha kriteret dhe rekomandimet për këtë proces.
“Liberalizimi i merituar i vizave për Kosovën është shumë i rëndësishëm edhe për implementimin adekuat të MSA-së, pasi që kjo do të mundësonte qarkullimin e lirë të ndërmarrësve dhe të bizneseve kosovare në vendet e BE-së, si parakusht për shkëmbimin e mallrave dhe ideve”, tha kryeministri.
Me këtë rast, kryeministri Isa Mustafa ka kërkuar përkrahjen e vendeve të Kuintit për liberalizimin e vizave dhe për proceset e tjera integruese evropiane, si dhe për zhvillimet e tjera në Kosovë.
Përfaqësuesit e vendeve të Kuinit vlerësuan progresin e arritur në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e vendeve të tyre në proceset integruese evropiane dhe aspektet tjera.
Last modified: 10 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Here you will find 42343 additional Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/qeveria-e-kosoves-kerkon-perkrahjen-e-vendeve-te-kuintit-per-liberalizimin-e-vizave/ […]