Integrimi Evropian

Çollaku pret në takime të ndara diplomatë nga Belgjika, Finlanda e Sllovakia

7 Prill, 2016

Prishtinë, 7 prill 2016 – Ministri i Integrimit Evropian z. Bekim Çollaku edhe gjatë ditës së sotme ka zhvilluar takime me ambasadorë të shteteve të Bashkimit Evropian me të cilët ka diskutuar lidhur me procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Në takime të ndara ka pritur  ambasadoren e Belgjikës në Sofje, jo rezidente për Kosovë znj. Anick Van Calster,  ambasadoren e Finlandës znj. Anne Huhtamaki si dhe shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Kosovë  z. Lubomir Batary.

Ministri Çollaku ka bërë të ditur para diplomatëve evropian se Kosova ka përmbushur obligimet në raport me procesin e vizave dhe se tani qytetarët dhe institucionet janë në pritje të një vendimi meritor që do të mundësonte udhëtim pa viza për të gjithë kosovarët në shtetet e Zonës së Schengenit.

 

“Ne presim përkrahjen e shteteve të BE-së në këto momente vendimtare sa i përket liberalizimit të vizave dhe po ashtu u jemi mirënjohës për të gjithë mbështetjen e ofruar deri më tani”, ka thënë Çollaku gjatë takimeve.

 

Last modified: 10 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *