Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministri Çollaku u takua me ambasadorin Reichel

6 Prill, 2016

Prishtinë 6 prill 2016 –  Ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku, priti sot në takim  z. Ernst Reichel, i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Turqinë dhe vendet e EFTA-s në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, me të cilin diskutoi për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe zhvillimet politike në vend.

Fillimisht ministri Çollaku, e njoftoi me të gjitha hapat që janë ndërmarrë në këtë proces duke theksuar se janë përmbushur kriteret e përcaktuara dhe se tani Kosova ndodhet në momentet vendimtare sa i përket këtij procesi.

Si udhëheqës i këtij procesi, ministri Çollaku ka potencuar se bazuar në punën e bërë, pritet një vendim meritor që do t’i hapte rrugën udhëtimit pa viza të kosovarëve në shtetet e Zonës Schengen. Po ashtu shprehi bindjen që një vendim i tillë do të përkrahet më pas nga shtetet e Bashkimit Evropian.

Nga ana tjetër, i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Turqinë dhe vendet e EFTA-s në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë z. Ernst Reichel, vlerësoi angazhimin e institucioneve të Kosovës në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave dhe nënvizoi se Gjermania do të vazhdojë të jap mbështetjen e saj në këtë proces.

 

Last modified: 10 Gusht, 2022

4 Responses to " Ministri Çollaku u takua me ambasadorin Reichel "

  1. … [Trackback]

    […] Read More Information here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-u-takua-me-ambasadorin-reichel/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Here you will find 19172 more Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-u-takua-me-ambasadorin-reichel/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Find More on to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-u-takua-me-ambasadorin-reichel/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Find More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-u-takua-me-ambasadorin-reichel/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *