Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Qeveria e Kosovës e vendosur në zbatimin e reformave për integrim Evropian

28 Janar, 2013

Prishtinë, 28 janar 2013 – Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, u paraqit sot para Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian me raport informues lidhur me Planin e Veprimit për negociimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Gjatë këtij diskutimi nga ana e Ministres Çitaku u paraqit një raport përmbledhës me masat dhe veprimet kyçe të cilat do të zbatohen nga ana e institucioneve të Kosovës me qëllim të fillimit, për negociimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Me këtë rast ministrja Çitaku potencoi se: ‘Një pjesë e madhe e kritereve afatshkurtra tashmë janë plotësuar, dhe në këtë kontekst, Qeveria e Republikës së Kosovës, dhe institucionet shtetërore janë të vendosura në zbatimin e reformave  që e ndërtojnë dhe zhvillojnë një Kosovë Evropiane”.

Plani i Veprimit i MSA-së përbëhet nga 200 veprime, nga të cilat 47 veprime janë nën kapitullin e kritereve politike, 19 nën kapitullin e kritereve ekonomike dhe 133  nën aftësitë për të marrë përsipër detyrimet që rezultojnë nga MSA.

Raporti në fjalë mbulon vetëm ato kapituj që janë identifikuar si kyçe në kuadër të Studimit të Fizibilitetit. Ato janë: Sundimi i ligjit, respektivisht, Sistemi Gjyqësor dhe Lufta kundër Korrupsionit. Administrata Publike, Mbrojtja e Pakicave dhe Tregtia.

Më tej ministrja potencoi se, në raport me sundimin e Ligjit; në sistemin gjyqësor të Kosovës është evidentuar progres i madh ku është miratuar Korniza Reformuese Ligjore, Ligji për Gjykatat, Ligji për Këshillin Gjyqëso

 

Last modified: 16 Gusht, 2022

3 Responses to " Qeveria e Kosovës e vendosur në zbatimin e reformave për integrim Evropian "

  1. 늑대닷컴 thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/qeveria-e-kosoves-e-vendosur-ne-zbatimin-e-reformave-per-integrim-evropian/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/qeveria-e-kosoves-e-vendosur-ne-zbatimin-e-reformave-per-integrim-evropian/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Read More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/qeveria-e-kosoves-e-vendosur-ne-zbatimin-e-reformave-per-integrim-evropian/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *