Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Fjalimi i Ministrës Çitaku në Konferencën ‘Kultura e Dialogut dhe Ardhmja e Kosovës’

5 Shkurt, 2013

I nderuari ish President i Republikës se Kosovës, prof. Fatmir Sejdiu,


I nderuari Rektor i Universiteti te Prishtinës prof. Ibrahim Gashi,


Te nderuar panelist,


Te nderuar te pranishëm,

Te flasësh për kulturën e dialogut dhe te ardhmen e Kosovës, kjo është pashmangshmërisht e lidhure me rendësin qe ka dialogu si një mjet i pazevendesueshem për një te ardhmen evropiane për vendin tone.
Po e them ketë sepse unë thellësisht besoj qe pa kulture dialogimi nuk mund te kemi as te ardhme evropiane. Tema e konferencës qe keni zgjedh është shume interesant dhe unë si Ministre e integrimit evropian jam e bindur qe me ane te  dialogut si mjet te zgjidhjes se problemeve ne do shpiem Kosovën ne BE. Përveç kësaj, unë besoj, që kultura e dialogimit përbën mjetin më të rëndësishëm të emancipimit politik që do ta sjell Kosovën më afër një modeli demokracie zhvillimore dhe participuese.
Dialogu është vlere  fundamentale e një shoqërie demokratike me ane te se cilës te gjitha sfidat dhe problemet debatohen dhe mëtohet te sigurohet zgjidhje konsensuale, kjo është edhe një nder vlerat kryesore te BE-se. Nuk mund te sigurojmë zhvillim socio-ekonomik pa pasur një dialog te mirëfilltë politik, familjar, shoqëror, ideologjik, gjinor, fetar, apo edhe dialog ne mes gjeneratave.

Dialogu është një bisedë e përqendruar dhe e qëllimshme, një platformë e civilizuar dhe e barazisë në të cilën ata që ndryshojnë mund të dëgjojnë dhe te flasin njëzëri.

Në dialog, ne kërkojmë që të lënë mënjanë frikën, paragjykimet dhe nevojën për të fituar. Nëpërmjet dialogut sigurojmë kohë për të dëgjuar zëra dhe mundësi te tjera. Dialogu mund të përfshijë tensionet dhe paradokse, dhe duke bërë kështu qe ide të reja kolektive të lindin.

Bashkimi Evropian është entiteti i pare politik ne historinë e njerëzimit qe ne fundamentin e saj ka promovimin e dialogut dhe jo konfliktin si mjet te zgjidhjes se problemeve. Pothuajse ne te gjitha rastet, BE nuk është vetëm fasilitues i dialogut por  e ka edhe mjet të tij për t’i arritur qëllimet organizative, meqë vete Bashkimi Evropian është themeluar ne premisat e dialogut .

Ishte platforma e dialogut ne mes te Gjermanisë dhe Francës ajo qe zëvendësoj tri luftëra brutale qe këto dy vende kishin zhvilluar, e qe rezultojë me humbje jetësh te miliona njerëzve  ne me pak se 100 vite.
Është dialogimi ne te mes te shteteve te  mëdha e shteteve te vogla qe mundëson qe zëri i te vegjëlve te dëgjohet nga te mdhenjet. Është dialogimi qe kërkon respektim te diversitetit  duke siguruar  qe vlerat evropiane si liria, barazia dhe te drejtat e njeriut do te respektohen.

Ndonjëherë dialogu është i vështire, te gjithë kemi pare bisedimet e gjate për përkrahjen financiare për Greqinë ose vitet qe u deshën qe traktati i Lisbonës te ratifikohet. Por megjithatë, është i arritshëm.

Të nderuar te pranishëm,

Unë si ministre integrimit Evropiane interesin e Kosovës përball BE-së e shoh pikërisht tek dialogu, dhe jo tek fuqia ushtarake e shteteve, sepse Bashkimi Evropian fuqinë e tij nuk e bazon tek fuqia ushtarake por tek dialogu si mjet i kapërcimit te problemeve: pas më shumë një dekade  apo me mire te themi shekulli kur  shqiptaret janë brutalizuar prej regjimeve te ndryshme, kur humbja e jetëve ka qene një rreth vicioz i pandalur e qe ka shkaktuar shume vuajtje për popullin tone, tanimë ne jemi ne kohen ku asnjë fqinje nuk mundet qe dialogun ta zëvendësoj me dhune. Kjo është siguruar ne vitet e fundit kur i tere Ballkani është zotuar ne parimet fundamentale te BE-s si liria, siguria, barazia, e te drejtat e njeriut.
Për fund, dua te them që për gjeneratat e prindërve tanë, te gjyshërve tanë, projekti i aderimit ne BE do te thotë qe siguria jon përgjithmonë do te ruhet nga parimet e shëndosha te Bashkimit Evropiane.

 

Last modified: 16 Gusht, 2022

4 Responses to " Fjalimi i Ministrës Çitaku në Konferencën ‘Kultura e Dialogut dhe Ardhmja e Kosovës’ "

  1. … [Trackback]

    […] Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/fjalimi-i-ministres-citaku-ne-konferencen-kultura-e-dialogut-dhe-ardhmja-e-kosoves/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/fjalimi-i-ministres-citaku-ne-konferencen-kultura-e-dialogut-dhe-ardhmja-e-kosoves/ […]

  3. astro kush thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More Info here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/fjalimi-i-ministres-citaku-ne-konferencen-kultura-e-dialogut-dhe-ardhmja-e-kosoves/ […]

  4. find out thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/fjalimi-i-ministres-citaku-ne-konferencen-kultura-e-dialogut-dhe-ardhmja-e-kosoves/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *