Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Çitaku priti në takim delegacionin e Drejtoratit të Zgjerimit të Komisionit Evropian

11 Shkurt, 2013

Prishtinë, 11 shkurt 2012 – Sot, Ministrja Çitaku priti në takim delegacionin e kryesuar nga Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Drejtoratit të Përgjithshëm të Zgjerimit të Komisionit Evropian, z. Joost Korte.

Gjatë takimit u diskutua progresi i Kosovës në kuadër të përmbushjes së kritereve afatshkurta për fillimin e negociatave për Marrëveshjen Stabilizim Asociimi. Në tetor 2012, Komisioni Evropian ka publikuar Studimin e Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit në mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës. Studimi konfirmoi se Kosova “…është kryesisht e gatshme për të filluar negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.” Sidoqoftë, Studimi ka identifikuar edhe 4 prioritete në kuadër të cilëve Kosova duhet shënuar progres: sundimi i ligjit, administrata publike, mbrojtja e minoriteteve dhe tregtia.

Ministrja Çitaku informoj delegacionion e Komisionit Evropian mbi progresin në kuadër 4 prioriteteve, duke nënvizuar se tani më pothuaj të gjitha kriteret janë përmbushur. Ministrja Çitaku poashtu nënvizoj përkushtimin e Qeverisë për të filluar dhe përfunduar negociatat për Marrëveshjen Stabilizim Asociimi dhe tani mbetet në dinamiken e punës tëinstitucioneve të Bashkimit Evropian që sa më shpejt të japin mandatin negociues Komisionit Evropian.

Nga ana tjetër, Zëvendes Drejtori Korte theksoj se janë të bindur që sipas dinamikes së plotësimit të kritereve nga informatat e marra nga Zyra e BE-së në Prishtinë dhe institucionet e Kosovës të gjitha kriteret do të përmbushen ne kuadër të afatit të paraparë dhe që Komisioni do të jetë i gatshëm që të jep rekomandime për fillimin e negociatave.

 

Last modified: 16 Gusht, 2022

4 Responses to " Ministrja Çitaku priti në takim delegacionin e Drejtoratit të Zgjerimit të Komisionit Evropian "

  1. … [Trackback]

    […] Find More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-priti-ne-takim-delegacionin-e-drejtoratit-te-zgjerimit-te-komisionit-evropian/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Here you can find 2442 more Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-priti-ne-takim-delegacionin-e-drejtoratit-te-zgjerimit-te-komisionit-evropian/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Here you will find 10724 more Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-priti-ne-takim-delegacionin-e-drejtoratit-te-zgjerimit-te-komisionit-evropian/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-priti-ne-takim-delegacionin-e-drejtoratit-te-zgjerimit-te-komisionit-evropian/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *