Integrimi Evropian

Qendra Austriako-Franceze shërben si model për Kosovën

9 Mars, 2017

Zëvendës Ministrja Statovci – Demaj vuri në pah edhe njëherë raportin përkrahës e miqësor i cili është kultivuar prej shumë kohësh në mes të Kosovës dhe Austrisë. Qendra Austriako-Franceze ka vënë në fokus të veprimtarisë së vet çështjet e lidhura me Ballkanin Perëndimor dhe në këtë kontekst vjen edhe interesimi i treguar për Kosovën. Zëvendësministrja falënderoi përsëri miqtë austrikë duke theksuar se kjo Qendër mund të shërbejë si një model i rëndësishëm të cilit mund t’i referohet Kosova. Z. Kyrle, shprehu gadishmërinë e tij dhe të Shoqatës për të ofruar forume diskutimi kur do të shtjellohen temat relevante për Kosovën në kuadër të raporteve me rajonin dhe të rrugëtimit të saj në BE. Qendra Austriako-Franceze për Përafrim ishte themeluar që në vitin 1978 nga Presidenti i atëhershëm Jacques Chirac dhe Kancelari Bruno Kreisky për të thelluar raportet në mes të Austrisë dhe Francës në përkrahje te politikës së zgjerimit te BE-së.

Last modified: 10 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *