Prishtinë 9 mars, 2017 – Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj priti në takim informues Ambasadoren e Greqisë në Kosovë, znj. Constantina Athanassiadou.
Ministrja Ahmetaj, falënderoi Ambasadoren Athanassiadou për ndihmën e vazhdueshme që ka ofruar Greqia për vendin tonë. Poashtu, edhe për gatishmërinë për të përkrahur përfshirjen e Kosovës në nismat rajonale dhe ndërkombëtare në mënyrë që Kosova të jetë plotësisht e integruara në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.
Me këtë rast u diskutua avancimi me agjendën evropiane të Kosovës, respektivisht, procesi i krijimit të strukturave institucionale dhe zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Agjenda Evropiane e Reformave, programet e BE-së dhe finalizimi I procesit të Liberalizimit të Vizave.
Në takim, Ministrja Ahmetaj shfaqi përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit bilateral mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Greqisë, jo vetëm në fushën e integrimit, por edhe në kuadër të bashkëpunimit bilateral dhe nismave rajonale.
Ambasadorja Athanassiadou, nënvizoi përkushtimin e vazhdueshëm të Greqisë dhe ndihmën e parezervë në rrugën integruese të Kosovës dhe ofroj mbështetjen e vazhdueshme në kuadër të reformave konkrete në fusha të ndryshme.
Last modified: 10 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Find More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/greqia-perkrahe-kosoven-ne-nisma-rajonale-dhe-integrim-ne-be/ […]