Integrimi Evropian

Ministrja Ahmetaj lanson planifikimin e fondeve të BE-së në vlerë prej 250 milion euro për 2018-2020

8 Mars, 2017

Prishtinë, 8 mars 2017- Ministrja e Integrimit Evropian znj. Mimoza Ahmetaj hapi sot takimin koordinues me institucionet e Republikës së Kosovës për planfikimin e IPA-së për periudhën 2018-2020, në vlerë prej afro 250 milionë euro.

Ministrja Ahmetaj theksoi se : “Pikënisja jonë për programimin shumëvjeçar IPA 2018-2020 do të jetë korniza e konsoliduar planifikuese e Qeverisë, e bazuar në pioritetet që dalin nga Strategjia Kombëtare për Zhvillim, Programi për Reforma Ekonomike, Plani Kombëtar për Zbatimin e MSA-së si dhe strategjitë sektoriale. MIE do të siguroj gjatë muajve në vijim që asistenca gjeneroze që është ofruar nga BE-ja të  përmbush dy objektiva kryuesore: (1)  zbatimin e obligimeve në  kuadër të MSA-së; dhe (2)  përmirësimin e mirëqënies ekonomike dhe sociale të qytetarëve.“

Sektorët që përfshihen në IPA për këtë periudhë programuese do të jenë:

-Sundimi i ligjit;
-Bujqësia;
-Energjia;
-Konkurrueshmëria dhe inovacioni;
-Edukimi, punësimi dhe politikat sociale; dhe
-Mjedisi.

Vlera e fondeve të BE-së për tërë periudhën 2014 – 2020 për Kosovën kapë vlerën prej 645 milionë euro, dhe tashmë është kryer programimi i IPA 2014, 2015 dhe 2016, ndërsa është në finalizim edhe IPA 2017.

 

Last modified: 10 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *