Prishtinë, 19 dhjetor 2013 – Zëvendës Ministri i Ministrisë së Integrimit Evropian, z. Gëzim Kasapolli morri pjesë në tryezën e rrumbullakët me rastin e publikimit të dy raporteve monitoruese që kanë të bëjnë me Strategjinë dhe Planin e Veprimit për integrimin e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, në Kosovë 2009-2015.
Kjo tryezë kishte për qëllim adresimin e katër komponentëve/kapituj të strategjisë, Arsimin, Punësimin dhe fuqizimin ekonomik, banimin dhe vendbanimet jo-formale, përfshirjen e Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptasve në programet dhe politikat e qeverisë për banim.
Me këtë rast Zv.Ministri Kasapolli para të pranishmëve shpalosi të gjeturat nga Plani i Veprimit që rrjedhin nga strategjia për integrimin e komunitetev Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë.
Zv. Ministri Kasapolli tha se “kjo strategji ka për qëllim kryesor përmirësimin, jo vetëm të kushteve të jetës, por edhe krijimin e kushteve politike, sociale, ekonomike, arsimore e kulturore për krijimin dhe forcimin e identitetit, respektimin dhe mbrojtjen e vlerave te këtyre komuniteteve.
Last modified: 15 Gusht, 2022