Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Kosova është e përkushtuar në ndërtimin e një shteti multietnik

20 Dhjetor, 2013

Prishtinë, 20 dhjetor 2013 – Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar në përshpejtimin e zbatimit të aktiviteteve dhe objektivave të Strategjisë dhe Planit të Veprimit, që ka për qëllim përmirësimin e jetës së komunitetit Romë, Ashkali dhe Egjiptianë, si qytetarë të barabartë të Kosovës. Kështu ka pohuar Zv. Ministri i Integrimit Evropian, Z. Gëzim Kasapolli, gjatë një debati të organizuar me pjesëtarët e komunitetit Romë, Ashkali dhe Egjiptianë. Zv. Ministri Kasapolli në fillim të këtij debati i ka njoftuar të pranishmit për përkushtimin e ministrisë që ajo drejton, por edhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në integrimin e plotë të këtij komunitetit në shoqërinë kosovare. “Në kuadër të këtij angazhimi ne kemi organizuar dy takime, diskutime të hapura me përfaqësues të OJQ-ve të cilët janë aktiv në fushën e mbështetjes së integrimit të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, me synim të vlerësimit të gjendjes aktuale dhe ndërmarrjes së hapave më të duhur në fazën që gjendemi. Përmes rolit tim si Kryesuese e Komitetit Drejtues Ndër Institucional për Zbatimin e Strategjisë për integrimin e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptas”, ka shtuar Kasapolli. Arsimimi është e drejtë e garantuar e çdo fëmije dhe është një çelës për integrimin dhe përfshirjen sociale të komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptianë, prandaj, Zv.Ministri Kasapolli potencoi se gjatë periudhës së zbatimit të Strategjisë dhe Planit të Veprimit, institucionet përgjegjëse arsimore kanë dëshmuar një përkushtim më të madh në arritjen e synimeve të përcaktuara në këtë dokument strategjik. Megjithatë, ai vlerësoi se në këtë drejtim duhet bërë më shumë. “Vazhdon të mbetet shqetësues fakti që fëmijët Romë, Ashkali dhe Egjiptianë ende kanë një numër të ulët të qasjes në arsim si dhe niveli i braktisjes së shkollës posaçërisht ndër vajzat vazhdon të mbetet shqetësues. Ne jemi të vetëdijshëm se faktorët kryesorë të cilët i kontribuojnë kësaj gjendjeje janë: Niveli i lartë i varfërisë ndër tri komunitetet, niveli i ulët i arsimimit dhe vetëdijesimit të prindërve për rëndësinë e arsimit, vështirësitë me të cilat ballafaqohen fëmijët të cilët gjuhë amtare e kanë gjuhën Rome. Vështirësitë tjera të socializimit me të cilat këta fëmijë ballafaqohen gjatë shkollimit të tyre”. Në fund të këtij debati u konkludua se institucionet përgjegjëse në bashkëpunim të ngushtë me vet pjesëtarët e këtyre tri komuniteteve dhe organizatat e shoqërisë civile duhet të bëjnë përpjekje më të mëdha në tejkalimin e këtyre vështirësive, për integrimin e plotë të këtij komuniteti në shoqërinë tonë.

Last modified: 15 Gusht, 2022

5 Responses to " Kosova është e përkushtuar në ndërtimin e një shteti multietnik "

  1. KS Quik thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-eshte-e-perkushtuar-ne-ndertimin-e-nje-shteti-multietnik/ […]

  2. … [Trackback]

    […] There you can find 57238 additional Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-eshte-e-perkushtuar-ne-ndertimin-e-nje-shteti-multietnik/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Find More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-eshte-e-perkushtuar-ne-ndertimin-e-nje-shteti-multietnik/ […]

  4. … [Trackback]

    […] There you will find 42311 more Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-eshte-e-perkushtuar-ne-ndertimin-e-nje-shteti-multietnik/ […]

  5. … [Trackback]

    […] Find More Info here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-eshte-e-perkushtuar-ne-ndertimin-e-nje-shteti-multietnik/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *